Lajme
30.11.2023 09:54
Zëvendëskryetari për 360 shkallë, sonte deklaroi:
“Modelin që kemi ne me IPARD agjencinë ose me agjencinë ERAZMUS, sipas mendimit tim është model i suksesshëm dhe ndoshta duhet të mendohet për bërjen e një IPA agjencie ose ekipe të vogla në çdo ministri të cilat tani më i kemi, por do të merrnim status tjetër të cilët mund të punësohen në agjencinë qendrore të IPA-s dhe do të punojnë çdo ditë në institucionet ku kryesohen projektet"
Zëvendëskryeministri Mariçiq shtoi se drejtimet kryesore për zgjidhje që Qeveria ka vërejtur para se gjithash janë plotësimi i vendeve të zbrazëta, respektivisht 20% vende të zbrazëta në IPA strukturën. Më tej ai tha se është e nevojshme avancimi i atyre që janë më së paku 5 vite në strukturat dhe nuk janë avancuar, menjëherë të avancohen kjo është masa e dytë dhe rekomandim.Ndërkaq rekomandimi i tretë është mbajtja e konceptit dhe avancimi i konceptit të trajnimeve të vazhdueshme për ngritjen e kuadrove të IPA strukturës në vend në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë vendit përfundoi Mariçiq.