Lajme
22.11.2023 01:53
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Mbajti takim me Manuel Saracin, përfaqësues special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor dhe Anyhej Frangesh deputet special i Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor.
Fokusi i takimit ishte i vendosur në realizimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, me shpërndarjen e përvojës dhe mendimeve për shfrytëzimin e përfitimeve për planin për rritje, ndryshimet kushtetuese, reformat dhe sigurisë së perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Vendosmëria e përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për hyrje në Union dhe mbështetja fuqishme ekzistuese nga partnerët tanë është garanci për përpjekjet që i investojmë dhe mundësojnë rrugë të suksesshme drejtë BE-së.
Në takim u konfirmua miqësia e përbashkët dhe mbështetja për progres drejt BE-së nga të dy vendet miqësore, Sllovenisë dhe Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut.
Mariçiq së bashku me deputetët special konstatuan se anëtarësimi në BE do të jetë i sigurte, ndërkaq Plani për rritje, dorë e zgjatur nga Komisioni Evropian, gjë ë duhet sa më shpejtë të pranohet dhe në përgjithësi të shfrytëzohet me qëllim të realizimit të qëllimit tonë strategjik për hyrje në BE.
Dy përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Saracin dhe Frangesh pa diskutim konfirmuan strategjinë e Komisionit Evropian për zgjerimin e ardhshëm, gjë që prezanton pasqyrim konkret për realizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe e mbështet angazhimin tonë për ndërmarrje të masave të ardhshme konkrete në procesin e negociatave, realizimin e reformave dhe mundësimin e përfitimeve për qytetarët përmes Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëskryeministri konfirmoi përpjekjet dhe përkushtimin e Qeverisë për realizimin e mëtejshëm të suksesshëm të së ardhës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në fund, Mariçiq iu falënderua për mbështetjen Gjermanisë dhe Sllovenisë të cilët janë partnerë tonë politik dhe ekonomik si dhe aleatë në përmbushjen e agjendës reformuese de në qëllimet strategjike në rrugën drejt BE-së.