Lajme
21.11.2023 02:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trançevska dhe Ministra për Kulturë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot për vizitë ishin në tre lokalitete në Komunën Gjorçe Petrov, Qendrën për kulturë, objektin “Dielli” në çerdhen “Rosica” dhe impiantin e trajtimit në fshatin Orman.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon në të ardhmen dhe në mënyrë të barabartë kujdeset për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Me mjete evropiane, përmes Instrumentit për ndihmë para-aderuese respektivisht IPA fondet, investojmë në komunën Gjorçe Petrov, me çka zgjidhet një problem shumë i rëndësishëm me të cilën me vite ballafaqohen banorët e fshatit Orman, qyteti dhe rrethina, dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në përmirësimin e kushteve për jetesë dhe ambientin jetësor” – deklaroi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
“Ujërat e ndotura nëntokësor , si dhe kontaminimi i tokës si pasojë, shkelin normat ekzistuese për siguri të ushqimit dhe normat cilësore për prodhimin e produkteve bujqësore të shëndetshme dhe të sigurta. Me realizimin e pilot investimeve për trajtimin e ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta në rajonin ndërkufitar dhe me ndërtimin e kolektorëve për ujëra të ndotura në fshatin Orman, komuna Gjorçe Petrov, përforcojmë kapacitetin e menaxhimit dhe uljen e rreziqeve nga ndotja e ambientit jetësor. Me këtë projekt zgjedhim problemin e deponimit të mbeturinave komunale dhe kanalizimit të banorëve në fshatin Orman dhe me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojmë në uljen e ndotjes së ujit, tokës dhe ushqimit – tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në ngjarjen e sotme në Orman, Gjorçe Petrov.
Mariçiq shtoi se ky investim është një nga shumë të tjera që realizohen me mjete financiare të Bashkimit Evropian, dhe mundëson të shfrytëzojmë përfitimet të cilat i kanë vendet anëtare para anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se me anëtarësim të plotë në Union deri në vitin 2030, të gjitha këta përfitime dhe mundësi për kohë të shkurtë do të rriten. Tani është momenti ta kapim mundësinë e ofruar dhe të vazhdojmë fuqishëm dhe sigurt në këtë rrugë.