Lajme
16.11.2023 02:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte fjalën e tij në seancën e përbashkët të Këshillit Nacional për Euro-integrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalën e tij iu referua pakos për zgjerim të komisionit Evropian i cili këtë vit, dallon në disa aspekte nga të kaluarit, të cilët Strategjinë për zgjerim dhe Raportet për progres të vendeve kandidate për anëtarësim i vendosin në një kontekst të veçantë gjeostrategjik, kjo si rezultat i luftës në Ukrainë, dhe në periudhën aktuale veprimet ushtarake të Izraelit, respektivisht në Gaza të cilët iniciojnë rrethana për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të bashkimit Evropian për çka Brukseli nxiti dy risi të cilët përcaktojnë aderimin e ri për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Unionit.
“E para zgjerimi i pakos vendet kandidate që përfshihen me Strategjinë e re për zgjerim, të cilët krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i përfshinë edhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, kurse e dyta, risi jashtëzakonisht e rëndësishme është Plani për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, që ka për qëllim të vendos dinamikë shtesë në proceset euro-integruese të vendeve të rajonit dhe përkushtim të fuqishëm dhe vendosmëri me mbështetjen e rëndësishme financiare, ti mbështes përshpejtimin e reformave, në veçanti në pjesën e adaptimit të ekonomive nacionale me standardet e vendeve anëtare të BE-së” – shpjegoi Mariçiq.
Plani i rritjes është investim financiar po edhe politik të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut gjë që shpreh qëndrim të qartë se ka nevojë dhe do ta sheh vendin tonë në familjen evropiane. Të njëjtën e konfirmoi edhe vlerësimi për nivelin e mirë të gatishmërisë në zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut e shënuar në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit tonë në vitin 2023, si dhe përkushtimin për realizimin e këtij Plani për rritje si dhe transferin e parë të mjeteve vetëm për pesë muaj nga tani, gjë që shihet edhe përmes angazhimit të Komisionit Evropian – shpjegoi Mariçiq.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se Pakoja e zgjerimit dhe Raporti i Komisionit Evropian për vendin tonë, si dhe Plani për rritje, janë mesazhet më kryesore, për çka nuk guxojmë të lejojmë ti prolongojmë afatet të cilët qartë janë caktuar. Shtyrja ose pezullimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian e ve në pezull procesin reformues sipas standardeve të BE-së.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua edhe Raportit më të rij për progresin reformues për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian shkroi se vendi i zbaton reformat në përputhje me standardet e BE-së dhe çdo ditë punon në përmbushjen e detyrimeve, indikacionet në Raport i shohim si rekomandime për përcaktimin e prioriteteve në periudhën e ardhshme dhe si tregues të rëndësishëm për progresin tonë. Në pjesën e funksionimit të institucioneve demokratike, Komisioni Evropian thekson se është e nevojshme të ketë dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në Kuvend. Në veçanti për reformat lidhur me Bashkimin Evropian. Komisioni si edhe çdo herë, edhe këtë radhë, jep përmbledhje objektive të gjendjeve dhe progresin e reformave dhe i identifikon sferat ku duhet ti rritim përpjekjet dhe të japim më shumë rezultate.
Në këtë drejtim Mariçiq potencoi se vlerësimi i Komisionit Evropian për gatishmërinë e përgjithshme të vendit për vitin 2023 është “në nivel të mirë të gatishmërisë”. Është solide, konstante në krahasim me vitet e kaluara, nuk ka regres në asnjë kapitull, në krahasim me vendet e rajonit, prej të cilëve disa shumë më herët i filluan negociata, kurse Maqedonia e Veriut shënoi progres.
Kryesimi Spanjoll me Këshillin e BE-së e dorëzoi letrën me të cilën e fton Republikën e Maqedonisë së Veriut ti dorëzojë udhërrëfyesit të cilët janë obligimi ynë që del nga Korniza negociuese për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në bashkimin Evropian të miratuar me 19 korrik 2022. Me qëllimin e përgatitjes së tyre, në mënyrën e shënuar në letër, përmes konsultimeve thelbësore dhe përmes procesit gjithëpërfshirës, do të propozojmë mbajtjen e seancës së përbashkët të Këshillit Nacional për Euro-integrime dhe Komisionin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtimin e draft Udhërrëfyesve për Sundimin e së drejtës dhe draft Udhërrëfyes për Reforma në administratë publike, ndërkaq paralelisht do të mbajmë edhe konsultime edhe me shoqërinë civile, odat ekonomike, komunitetin akademik.
Në fund të fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri Mariçiq, theksoi se ne tani më jemi para fazës së dytë të negociatave që konfirmon edhe konstatimin e Komisionit se procesi i skriningut rrjedh pa pengesa, ndërkaq vendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregojnë nivel të lartë të përkushtimit, dhe çdo prolongim, ndalesë dhe hapja e procesit të rij për përcaktimin e kornizës negociuese është absurde dhe papërgjegjësi politike. Në veçanti për një çështje të këtillë strategjike të interesit të veçantë dhe të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.