Lajme
15.11.2023 03:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobesku e cila për vizitë pune qëndron në Maqedoninë e Veriut.
Fokusi i takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut dhe ngjarjet e tjera aktuale në vend.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit miqësor dhe mbështetjen shumëvjeçare të Rumanisë të cilën ia jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Mbështetja e fokusuar në bashkëpunimin e cila po realizohet në më shumë sfera, mes të cilave lufta me korrupsionin, gjyqësori, sigurinë kibernetike, punët e brendshme dhe mbrojtjen civile.
Në takim Mariçiq tha se Qeveria është e determinuar në procesin euro-integrues të vendit, ndërkaq marrëdhëniet miqësore të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë ndikojnë pozitivisht në realizimin e qëllimit tonë strategjik.
Bashkëpunimi mes vendeve tona është e rëndësisë se veçantë në rrugën drejt BE-së, kurse përvojat dhe praktikat pozitive të Rumanisë në procesin euro-integrues janë shembull i mirë për zbatimin e reformave tek ne – theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Rumania është partneri ynë kyç nga rajoni i Evropës Juglindore, me ndërtimin e relacioneve të mira në rajon realizohet bashkëpunimi i suksesshëm rajonal një Ballkan Perëndimor dhe Evropë i qëndrueshëm – tha Mariçiq në takim.
Në takim u diskutua edhe përvoja e Rumanisë në rrugën e tyre drejt BE-së, si dhe sfidat e karakterit të njëjtë të cilat me zgjedhjen dhe aderimin në union janë tejkaluar me çka është arritur zhvillim i dukshëm për vendin, kurse qytetarët kanë fituar më shumë besim në sistemin për arsye të tranzicionit të suksesshëm.
Ministrja e Punëve të Jashtme Luminica Odobesku deklaroi se Rumania është mike e afërt e Maqedonisë së Veriut duke e theksuar mbështetjen për përfshirjen tonë në BE. Odobesku tha se ky është moment thelbësor për Maqedoninë e Veriut, duke e potencuar se janë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po ballafaqohemi, nga përvoja e Rumanisë në rrugën evropiane.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit potencuan se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të fitojnë më shumë besim pasi ti tejkalojnë sfidat, kurse procesi i reformave të vazhdojë në rrugën drejt BE-së.