Lajme
09.11.2023 12:56
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në hapësirat e qendrës për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e veriut, Dejvid Gir, mbajtën konferencë për shtyp me rastin e publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2023.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq uroi Komisionerin Varheji dhe Ambasadorin Gir për angazhimin dhe përkushtimin e tyre profesionale në procesin e përgatitjes së fotografisë objektive për atë se ku jemi ne dhe ku janë vendet tjera aktualisht në procesin e zgjerimit.
Në konferencën për shtyp Zëvendëskryeministri Mariçiq përshëndeti dhe Planin e publikuar për rritje të ekonomive në Ballkanin Perëndimor, që do të thotë se me planin për rritje do të përforcohet ekonomia jonë dhe ai rajonal, do të zvogëlohen dallimet me ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së, do të mundësohet qasja deri në tregun e përbashkët evropian, dhe do të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor ne Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua edhe Raportit i cili shpjegoi se Komisioni dha pasqyrë objektive të gjendjeve dhe progresin në reforma dhe i identifikoi fushat kur duhet të rriten përpjekjet dhe të jepen më shumë rezultate. Në këtë kontekst ai theksoi se kemi progres në shumë pjesë të kapitujve ndërkaq nuk ka regres në asnjë nga kapitujt dhe jemi në nivel të përshtatshëm të gatishmërisë në vlerësimin e përgjithshëm të gatishmërisë së vendit për vitin 2023, “nivel i mirë i gatishmërisë”, që është solide dhe konstante në krahasim me vitet e kaluara.
Në vazhdim të konferencës për shtyp Mariçiq theksoi se “I pranojmë indikacionet në Raport, dhe i konsiderojmë si tregues të rëndësishëm për progresin tonë, ky është reflektimi i luftës tonë për avancimin e shoqërisë, ndërkaq ne nuk guxojmë të prolongojmë afatet të cilat janë qartë të caktuara, vendi i vazhdon përpjekjet për reformat e BE-së.
Si Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor, potencoj konstatimin e Komisionit, të cilën e ndajmë edhe ne si Qeveri se “Qeveris dhe Administrata mobilizuan resurse të rëndësishme dhe në mënyrë aktive morën pjesë në procesin e skriningut, që po na jep bazën për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme reformuese nga agjenda e BE-së, të cilat duhet të zbatohen dhe për të cilat në mënyrë të pashmangshme nevojitet konsensus u pashmangshëm shoqëror. Në këtë drejtim punojmë në përgatitjen e udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, reformat në administratë dhe funksionimin e institucioneve demokratike – tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Për në fund Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se rekomandimet e Raportit, si çdo vit, do të do të shërbejnë si bazë për zbatimin e reformave për periudhën e ardhshme, plani dhe në përgjithësi procesi i integrimit në BE jo vetëm për aktivitetet e Qeverisë, por edhe për vendin. Gjithçka që përfshihet në Raport është e njohur për vendit tonë dhe ne fuqishëm punojmë për zgjidhje.
Ardhmëri në BE, dhe jo izolim. Ky është përcaktimi ynë.
Ju bëj thirrje të gjithë subjekteve politik të ndërmarrin përgjegjësi, të gjithë së bashku të tregohemi më të denjë në këtë sfidë dhe ta bëjmë hapin e ri më afër euro-integrimit.
Ndryshimet Kushtetuese janë investim për të ardhmen tonë, pa humbur asgjë.