Lajme
06.11.2023 01:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Studio 10 të TV24 tha se këtë javë presim Raportin e Komisionit Evropian dhe planin e detajuar për rritje.
“Detyra jonë mbetet miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Nuk mund të shpëtojmë nga ajo, sado që ti shtyjmë dhe ti zhvendosim edhe pas zgjedhjeve, ky detyrim mbetet. Mendojmë që duhet të përfundojnë sa më shpejtë. Do të punojmë deri në fund të kësaj përbërjeje parlamentare për sigurimin e 80 deputetëve. Mendoj që të gjithë deputetët, grupet parlamentare dhe partitë politike duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre”.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Mariçiq përmendi dhe deklaratën e Fon der Lajen, nga vizita e javës së kaluar, duke potencuar mesazhin e qartë se kemi perspektivë të shkojmë përpara, kemi bazë të mirë për zhvillim, plani për rritje është në atë drejtim, përfundojmë skrining procesin dhe për deri sa duam të vazhdojmë më tej duhet ta përfundojmë detyrën me ndryshimet kushtetuese. Detyra jonë si Qeveri është, të cilën e kemi marrë përsipër duke votuar në Kuvend propozimin francez dhe me konkluzionet e BE-së, ti zbatojmë ndryshimet kushtetuese.
Mariçiq nëse refuzojmë së shpejti të gjithë do të shkojnë përpara, ne do të mbetemi në vend, këtë e dini se është kthim prapa. Viti 2030 është viti për të cilin jam i bindur se do të ketë anëtarë të rij në BE, mes tyre do të jenë Ukraina dhe Moldavia. Cilat vende ballkanike do të jenë në atë grupe varet nga performanca e re, sjellja dhe puna në ndërkohë.
Mariçiq: Nuk kemi shumë përfitime nëse qajmë për fatin tonë të padrejtë dhe të vështirë. Duhet ti mësojmë leksionet. Ne vërtet bëmë gjithçka, në vitin 2019 për sa ju përket reformave kishim portfolio të përkryer. Ishte viti ku me konsensus sollëm ligjin për ATO, u DSK u shpërbë, u soll ligj i ri me votën e të gjithë partive politike. Ishte viti kur u ndryshua ligji për Këshillin Gjyqësor dhe gjykatave me 2/3 votuese etj. Dhe kishim marrëveshjen e implementuar të Prespës. Situatë ideale për fillimin e negociatave. Franca vendosi të përpilohet Metodologjia e re i cili u bë për një afat prej 2-3 muajve.
Nuk duhet të ngecim në vitin 2019, medoemos të ecim përpara. Sot kushtet janë të këtilla lufta jonë është të hyjmë në kategorinë e anëtarëve të ardhshëm në hapjen e ardhshme të portës për anëtarë të rij.pa mëshirë do të rrjedhë rrjedha e punëve. Nuk ka kush të na lutë , të na bëjë presion apo të kërkojë ndonjë gjë. Rregullat tashmë janë vendosur. Korniza negociuese është ai.
Mariçiq: Shqipëria nuk do të na pres dhe nuk ka pse të na presë. Po ashtu edhe ne nuk duam ta presim askënd. Serbia dhe Mali i Zi do të vazhdojnë. Mali i Zi ka Qeveri të re në të cilën një nga prioritete është përshpejtimi i negociatave me BE-në. I kanë hapur të gjitha kapitujt. Ata duan që deri në vitin 2026 të përfundojnë me negociatat.
Të gjithë do të vrapojnë përpara që të arrijnë qëllimin.
Interesi ynë është, për interes të qytetarëve është që të mos ngecim në vend, por edhe ne të vrapojmë drejt qëllimit, anëtarësim deri në vitin 2030.