Lajme
03.11.2023 04:23
Në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt takimi i dytë i Komitetit Drejtues të projektit “Mbështetje për reforma të politikave, qasje dhe efikasitet (SUPRAE), financuar nga Bashkimi Evropian në të cilën morën pjesë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq dhe shefi i Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Shtefan Hudolin.
Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij potencoi rëndësinë e projekteve të BE-së në zbatimin e reformave dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen nga ana e BE-së në procesin e negociatave.
Ky proces është në një fazë të rëndësishme dhe kërkon ngritjen e kapaciteteve tona institucionale dhe administrative, por edhe realizimin e planit të reformave zbatimi i këtij projekti është i rëndësishëm për procesin e aderimit, ndërkaq rezultatet japin kornizë të qartë me qëllime dhe detyra mirë të përcaktuara, si në nivelin nacional ashtu edhe në nivelin sektorial.
Sipas Mariçiq, Projekti SUPRAE është një ndër projektet më të rëndësishme aktive në Sekretariatin për Çështje Evropiane, i cili duke filluar nga viti i kaluar do të sigurojë mbështetje në procesin e aderimit të vendit jo vetëm për Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për të gjitha institucionet relevante në këtë proces.
Projekti fokusohet në më shumë përfitime në zbatimin e 4 komponentëve, edhe atë: Përforcimin e planifikimit strategjik, njoftim dhe komunikim, vendosjen e kornizës strategjike, metodologjike dhe operative për procesin e aderimin dhe avancimin e programimit, shfrytëzimin dhe vlerësimin e fondeve të BE-së nga ana e institucioneve kompetente dhe komunikim me publikun.
Të gjitha katër komponentët e projektit përfshinë mbështetje të programeve për trajnim, rekrutim, ndërgjegjësim publik që duhet të kontribuojë për kuptim më të mirë të publikut lidhur me rolin e BE-së dhe procesin e aderimit në përgjithësi, digjitalizimin e aspekteve të caktuara në procesin negociues dhe menaxhim më të mirë me fondet e BE-së.
Takimi i dytë i Komitetit drejtues të projektit SUPRAE u fokusua në progresin, sfidat dhe planet e ardhshme. Theks i veçantë u vendos në takimet e grupeve sektorial të punës për dialog të rregullt politik dhe transparencë.
Përmes komponentit 2 u sigurua mbështetje për aspekte të caktuara të procesit të skriningut. Përmes komponentit 3 u sigurua mbështetje në drejtim të programimit dhe menaxhimit me fondet e BE-së (IPA). Ndërkaq komponenti 4 në periudhën e ardhshme do të fokusohet në përpunimin e strategjive për komunikim me publikun si dhe aktor të tjerë relevant në procesin e aderimit drejt BE-së njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.