Lajme
01.11.2023 03:28
Sot, Zëvendëskryeministri Mariçiq, mori pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni Maqedono-Amerikan të Alumni.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove lartë të kualifikuar në të gjitha fushat e shoqërisë që cilët janë kontribut i madh për vendin, duke e potencuar se është e nevojshme të gjehet mënyrë se si ato të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues.
Mariçiq theksoi se është e nevojshme të vendoset kornizë në bashkëpunim me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilit është resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme në udhëheqjen e vendit.
Në fjalën e tij ai potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha partnerët strategjik, respektivisht rëndësinë e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut me të cilat riafirmohen angazhimet e përbashkëta për përforcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së rëndësishme në procesin tonë euro-integrues.
U theksua se procesi i anëtarësimit deri në BE kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të gjithë shoqërisë, në veçanti profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë.
Në takim u theksua se së bashku mund ti drejtojmë proceset reformuese të cilët do ta formojnë rrugën drejt BE-së, duke i harmonizuar politikat dhe institucionet sipas standardeve evropiane, duke u përgatitur për anëtarësim të plotë në BE.
Në fund Mariçiq porositi se nevojitet të tregohet vullnet i fuqishëm, veprim të vendosur, optimizëm real dhe vizion për vendin dhe shoqërinë.
“Duke i poseduar të gjitha këto elemente, nevojitet të punojmë së bashku dhe jam i bindur se do ta realizojmë planin strategjik për përfshirjen në BE deri në vitin 2030”.
Mes mysafirëve në këtë ngjarje të pranishëm ishin alumni profesionist, të cilët janë përfaqësues së sektorit të biznesit, politikës, institucioneve, sektorit civil dhe fushave tjera.
Takimin e moderoi Ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler, ndërkaq fjalët e tyre kishin Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministra e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.