Lajme
31.10.2023 09:56
Sonte Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq, ishte i ftuar në Ditarin e RTVM1 në rubrikën Top Tema, duke iu përkushtuar temave aktuale dhe post festum të vizitës së Kryetare së Komisionit Evropian, fon der Lajen.
“Është e nevojshme ta kapim këtë shans sepse ajo mundësi do t’u ofrohet edhe vendeve tjera të rajonit ata nuk do ta humbin. Vizitën duhet ta shohim në atë dritë dhe mesazhi është i qartë”.Mesazhi është i qartë, i vërtet, i arritshëm, deri në fund të kësaj dekade ti përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtare e BE-së.
Zëvendëskryeministri potencoi rëndësinë e mesazheve të vizitës të cilat janë të qarta se shkojmë përpara me një rritëm të mirë në atë që punojmë si në reformat ashtu edhe në përpjekje tjera. Vazhdoi duke shpjeguar se mangësitë dhe sfidat ekzistojnë, por ata do të zgjidhen gjatë procesit negociues.
Ndryshimet kushtetuese në asnjë mënyrë nuk e kërcënojnë identitetin tonë maqedonas, as gjuhën tonë vetëm duhet ta kapim këtë shans sepse ajo mundësi do t’u ofrohet edhe vendeve tjera të rajonit por ata nuk do ta humbin.
Në pritje të Raportit për skrining procesin Mariçiq theksoi se në Raport shihet si në një pasqyre reale, një përfaqësim real të asaj që po ndodh.
“Punojmë në atë raport edhe ne gjatë gjithë vitit, gjithsesi edhe KE-ja me burimet dhe analizat e saja.
“Skriningu tregoi se ne kemi kapacitet për zbatimin e reformave. Për këtë arsye i bëjmë edhe udhërrëfyesit në tre kahje, sundimi i së drejtës është një nga ata. Nuk ka gabime, nuk ka mangësi, nuk ka dobësi të cilët nuk mund ti përmirësojmë në 4-5 vitet e ardhshme deri sa vazhdojnë negociatat efektive për kapitullin”.
Mariçiq iu referua ndryshimeve kushtetuese me pyetjen se a ia vlen vërtet vetëm vendosja e disa bashkësive në Kushtetutë dhe në preambulë, përfshirë edhe bullgarët, për ta bllokuar vendin tonë, duke potencuar se është i sigurt se nuk është kështu.
“Ky ishte edhe mesazhi i kryetares fon der Lajen, ky është mesazhi i Qeverisë dhe ne deri në momentin e fundit deri sa vazhdon ky mandat i përbërjes Parlamentare, por edhe në përbërjen e ardhshme pas zgjedhjeve nëse nuk kemi sukses tani do ta dërgojmë këtë mesazh”.
Lidhur me qëndrimin e opozitës për ndryshimet kushtetuese Mariçiq theksoi se është i sigurt se do të ketë mirëkuptim.
“Jam i sigurt që tani një pjesë e deputetëve të opozitës do ta kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë të cilën e mbajmë të gjithë e dhe do të marrim vendim të përbashkët sepse përfitimet do të jenë për të gjithë ne”.
“Çdo mundësi s shfrytëzojmë si unë edhe të gjithë të tjerët të dërgojmë mesazh se ekziston mënyrë për ta tejkaluar këtë, se ne vërtet jemi të gatshëm për ta tejkaluar këtë, se ne vërtet jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha temat që janë të rëndësishëm edhe për opozitën.”
Zëvendëskryeministri Mariçiq në mënyrë retorike nëse vërtet duam të bllokojmë veten dhe të mbetemi në tunel deri në një kohë të pacaktuar, ta ndryshojmë kategorinë e shteteve në të cilat ndodhemi.
Ne shumë herë i kemi lëshuar shanset dhe gjithmonë ka qenë në dëm tonin. Kështu që nëse e humbim tani, vendimet do të merren dhe ata do të vazhdojnë, kurse ne do të mbetemi duke pritur sërish, dhe kjo do të jetë në dëmin tonë.
Mariçiq në fund, pyetjes së gazetarit se a do të hymë në BE, sërish u përgjigj:
Jam i sigurt!