Lajme
31.10.2023 02:30
Zëvendëskryeministri Mariçiq në ngjarjen e sotme të Samitit TAIEX për qasje deri në drejtësi – arritje moderne në digjitalizimin e gjyqësorit kishte fjalën e tij përmes video mesazhit duke e potencuar rëndësinë e “Digjitalizimit të gjyqësorit” temë e cila daton nga mandati i tij i mëparshëm në Qeveri, si Ministër i drejtësisë, duke e filluar procesin e digjitalizimit në sistemin gjyqësor, në kuadër të Strategjisë për reforma në gjyqësor 2017-2022, që vazhdon edhe në periudhën nga viti 2023 deri 2027.
“Me pajisjet e sallave të para të gjyqit dhe mundësimin e gjykimeve në distancë, krijuam kushte për të gjithë pjesëmarrësi në kontekstet gjyqësore të komunikojnë në mënyrë digjitale”.
Në vazhdim ai shtoi se Qeveria mbetet e vendosur në qëndrimin se digjitalizimi i gjyqësorit dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor nuk është më çështje e zgjidhjes, por e pashmangshme.
“Vendosmëria për digjitalizim të gjyqësorit është në përputhje me prioritetet e kryesimit aktual spanjoll me Bashkimin Evropian, për rrumbullakimin gjithëpërfshirës të procesit të digjitalizimit dhe aplikim i vëmendshëm i rregulloreve për inteligjencë artificiale. Këto janë mjete të rëndësishme për komunikim mes vendeve anëtare dhe të agjencisë EURODREJTËSI të BE-së për bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale.
Për në fund Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se reformat në gjyqësor medoemos të jenë në favor të qytetarëve dhe se pritjet e tij janë të fokusuar në intensifikimin e reformave në gjyqësor, vazhdimi i bashkëpunimit me BE-në dhe me vendet anëtare të Unionit.
Në ngjarjen fjalët e tyre hyrëse kishin edhe Zëvendësministrja për Drejtësi, Viktorija Avramovska Madiq, Shefi i misionit të OSBE-së, Kilijan Val, Drejtori i përgjithshëm për transformimin digjital të administratës së drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Spanjë – Aitor Kubo Kontreras, ngjarjen e moderoi nga Prof. Dr. dhe gjyqtari Lazar Nanev.