Lajme
29.10.2023 08:24
Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, priti Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der lajen, e cila sapo arriti në aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.
“Mirë se erdhët në Shkup kryetare e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nga ku nis turneun e saj nëpër Ballkanin Perëndimor.
Vizita është një sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe është në një moment kyç për procesin tonë euro-integrues.
Kemi çështje të rëndësishme të cilat duhet ti hapin për reformat dhe obligimet para përfundimit të procesit të skriningut dhe para publikimit të Raportit vjetor për progres për vitin 2023.
Në takimin e nesërm pres diskutim të dobishëm dhe të frytshëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshëm për progres të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, qëndron në publikimin në Fejsbuk profilin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Kryetarja e Komisionit Evropian sot do të takohet me kryetarin e Republikës, Stevo Pendarovski, nderka nesër me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski me ceremoni solemne në pllajën para Qeverisë, pas së cilës do të pasojë takimi bilateral të dy delegacioneve dhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Nga Shkupi, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen fillon turneun e saj katër ditore nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkaq para se të vazhdojë për në Prishtinë së bashku me Kryeministrin Kovaçevski, Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Mariçiq dhe Ambasadorin Gir, do ta vizitojnë kapacitetin industrial “Xhanviki” për përpunimin e perimeve dhe frutave, shfrytëzuesi më i madh i IPARD programit në vend.