Lajme
27.10.2023 08:22
Zëvendëskryetari për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Eurokomisionerin për drejtësi, Didier Rejders, me të cilin biseduan për temat kyçe për procesin e integrimit evropian, dhe ata janë sundimi i së drejtës dhe reformat në gjyqësor.
Bashkëbiseduesit ranë darkord se sundimi i së drejtës dhe konsensusi janë kyçe në rrugën drejt BE-së dhe se për Maqedoninë e Veriut medoemos të përshpejtohet harmonizimi me praktikat dhe procedurat më të mira të BE-së, në këtë sferë të rëndësishme të procesit negociues me BE-në.
Zëvendëskryeministri shfrytëzoi rastit të falënderohet për mbështetjen e bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut në procesin euro-integrues, si dhe proceseve reformuese në fushën e drejtësisë, duke shtuar se në mënyrë intensive po punohet në përmbushjen e agjendës evropiane, me qëllim të progresit të përshpejtuar të vendi tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
-Punojmë në Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës dhe në të i përfshimë të gjitha reformat thelbësore që janë parakusht për ndërtimin e shteti juridik evropian. Medoemos të vazhdojmë me integrimin në BE dhe më shpejtë ta reformojmë shoqërinë maqedonase, sepse sundimi i së drejtës nuk ka alternativë tjetër, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.
Duke folur për rrjedhën e përgatitjes së Udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, Zëvendëskryeministri Mariçiq, brifoi Rajnders se është në fazë të avancuar dhe se është bërë plani i detajuar dhe strategjik me të cilin reflektohet vizioni ynë dhe angazhimi politik për reforma deri në vitin 2030.
Rajnders konfirmoi se BE-ja mbështet vendin tonë në zbatimin e reformave dhe se me forca të përbashkëta do të punojmë në sfidat dhe në atë që qytetarët kanë përfitim ë të madh dhe që do ta kthejë besimin në sistemin juridik, dhe ajo është një drejtësi më të arritshme, barazi për të gjithë para ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.