Lajme
26.10.2023 09:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Negociator kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel mbajti brifing me delegatët e grupit punues për zgjerim të Këshillit të Bashkimit Evropian, COELA, për procesin aktual të BE integrimit të Maqedonisë së Veriut, për agjendën reformuese dhe planin lidhur me hapat e ardhshëm që duhet të merren në rrugën drejt BE-së.
Ai tha se “punojmë ti afrojmë vlerat, standardet dhe përfitimet e BE-së deri te qytetarët”, duke potencuar se pret që me përpjekje të barabarta, gjatë kohës së kryesimit spanjoll, procesi të hyjë në fazë të re të avancuar dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojë drejt anëtarësimit të plotë n BE.
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në grupin e punës COELA konfirmuan mbështetjen e fortë dhe të qartë që shtetet e tyre japin për vazhdimin tonë të negociatave me BE-në dhe progresin e shpejtë në procesin e integrimit evropian.
Krahas fjalës së tij për skrining procesin dhe pritjet nga e njëjta, në takim Zëvendëskryeministri u ndërlidh edhe me përmbajtjen e dokumenteve strategjike, Udhërrëfyesit, si dhe të reformave në gjyqësor dhe luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
Temë me interes nga ana e delegatëve ishte mendimi publik i qytetarëve maqedonas për procesin negociues, për të cilin Mariçiq theksoi se përshpejtimi i procesit dhe dhënia e rezultateve të prekshme edhe para anëtarësimit në BE janë mekanizmi më i mirë për rikthimin e besimit në negociatat për aderimin me BE-në dhe për zhvillimin e shpejtë të vendit tonë.
Mariçiq, në pyetjen e delegatëve të grupit punues për zgjerimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, KOELA, iu referua marrëdhënieve me Bullgarinë, përkushtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit me qëllimit të forcimit të stabilitetit rajonal, si parakusht për progresin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Zëvendëskryeministri foli ehe për sfidat me të cilat ballafaqohet Qeveria në dhënien e detyrimeve që dalin nga konkluzionet e qershorit të vitit 2022 në Këshillin Evropian. Në këtë kontekst Mariçiq theksoi se për suksesin e negociatave me BE-në është i nevojshëm dialogu konstruktiv dhe konsensus me të gjithë, duke shprehur pritje se sa më shpejtë çdo aktor politik do ta kuptojë rëndësinë dhe urgjencën e qëndrimit në negociatat aderuese.
Në takim të pranishëm ishin Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, shefi i Misionit të BE-së në Bruksel, Zulfi Ismaili dhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili.