Lajme
25.10.2023 07:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së ti në Bruksel mbajti takim të rëndësishëm dhe produktiv me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerim në Komisionin Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman.
Fokus i bisedës me Kopman ishin marrëdhëniet të cilat Maqedonia e Veriut i ka me BE-në, mbështetja nga vendet anëtare për të vazhduar procesi i negociatave aderuese dhe reformat kryesore të lidhura me euro-integrimin, në veçanti sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.
Nga ana e Drejtorit të përgjithshëm, Gert Jan Kpman u theksua se BE-ja është e gatshme ti përshpejtojë negociatat, dhe me këtë edhe procesi i reformave do të merr dinamikë tjetër, sepse ata mbeten kyçe për progresin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në takim u potencua edhe gatishmëria e Bashkimit Evropian në mënyrë shtesë ta përshpejtojë procesin negociues me Maqedoninë e veriut, por edhe me Vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme, gjë që do te jep rezultate të dukshme në afrimin e rajonit deri në anëtarësim të plotë në BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se rruga evropiane dhe agjenda reformuese janë prioritetet e Qeverisë dhe se presin të jenë për të gjithë në interes të dialogut i cili medoemos të jetë aktiv për vendosjen e standardeve dhe parimeve evropiane në shoqërinë maqedonase.
-Për ne e rëndësishme është se kemi partnerë që e duan Maqedoninë e Veriut në BE dhe të cilët besojnë se jemi të gatshëm për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të bëjmë hapin e ardhshëm drejt BE-së, theksoi Mariçiq.
Sot në Bruksel mbahet forumi dyditor “Porta globale” me temë: “Së bashku më të fuqishëm përmes investimeve të qëndrueshme”, në të cilën pjesëmarrës do të jetë Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq, në sesionin e liderëve të përkushtuar për arsimin dhe kërkimin.