Lajme
25.10.2023 12:06
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në Bruksel mbajti takim me Eurokomisionerin për zgjerim, Oliver Varheji, në të cilën tema diskutimi ishin ngjarjet politike aktuale të brendshme, rrjedha e procesit të skriningut dhe pritjet para publikimit të Raportit të progresit për vitin 2023.
Në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se për Qeverinë anëtarësimi në BE mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme dhe se bëhen të gjitha përpjekjet që Maqedonia e Veriut të mbetet në procesin e negociatave dhe të përparojë me vendet tjera të rajonit.
Eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji në takim njoftoi Raportin e ri për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 për të cilin tha se në këtë fazë të procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE do ti vendos shumë më lartë qëllimet, por edhe drejtimet në Udhërrëfyesit për përmirësimin e rezultateve në të gjitha sferat.
Në takim u referua edhe për planin e ri të BE-së për integrim të përshpejtua të Ballkanit Perëndimor, në të cilin bashkëbiseduesit u dakorduan se është mesazh i mirë dhe i fuqishëm për rajonin se medoemos të përgatitet për anëtarësim të shpejtë për BE-në dhe me hapa konkrete në thelb të shkojë drejtë integrimit të plotë në Union.
Planet e BE-së dhe përkushtimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor sipas Mariçiq për e bën anëtarësimin në BE të kapshëm dhe real dhe se duet ta shfrytëzojmë këtë momentum pozitiv politik, sepse sipas tij ky është shansi të cilin nuk dimë kur dhe a do ta kemi përsëri.
Zëvendëskryeministri Mariçiq sot do të takohet edhe me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman dhe me Eurokomisionerin për buxhet dhe administratë, Johanes Han, kurse do të merr pjesë në forumin dyditor “Porta globale”, nikoqire e së cilës do të jetë Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila do të ketë fjalën e saj.