Lajme
20.10.2023 08:00
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç, në të cilën diskutuan për rrjedhën e negociatave dhe planet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si dhe për ngjarjet politike në rajon.
Nga ana e përfaqësuesit special britanik për Ballkanin Perëndimor Lord Stjuart Piç, në takim u konfirmua se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jep mbështetjen për integrim në BE të Ballkanit Perëndimor, me pritje që Maqedonia e Veriut ta përshpejtojë procesin e negociatave me BE-në, sepse Mariçiq dhe Piç u dakorduan se çdo pengesë e euro-integrimit do të thotë hapësirë për ndërhyrjen e palëve të treta.
Zëvendëskryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut i takon bashkësisë së vlerave evropiane dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit politik të cilin e kemi nga Mbretëria e Bashkuar në rrugën drejt BE-së, si dhe mbështetjen e plotë në proceset tona demokratike dhe reformuese.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes aleatëve dhe miqve të sinqertë siç janë Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, në veçanti në këtë moment kompleks gjeopolitik.
Si partnerë dhe aleatë të NATO-s në rrugën drejt BE-së Mariçiq dhe Piç thanë se Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e bashkuar kanë qëllim të njëjtë dhe së bashku punojnë që rajoni të ketë sukses në negociatat aderuese për një periudhë të shkurt kohor dhe ta përshpejtojmë integrimin, siç tha Mariçiq “me përmbushjen e obligimeve dhe detyrave të Kapitullit 23 dhe 24, respektivisht në pjesën e sundimit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të cilën Qeveria është plotësisht e fokusuar.