Lajme
15.10.2023 08:00
Në margjinat e Forumit për shoqëri civile në Tiranë 2023, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbajti takim me Mihael Roth, deputet dhe Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, në të cilën diskutuan për perspektivën evropiane të rajonit, për planin e ri për përshpejtimin e negociatave aderuese me BE-në dhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal në veçanti në periudhën që pason.
Mesazhi nga takimi është se plani i BE-së nënkupton reforma të shpejta që do të thotë anëtarësim i shpejtë dhe se me këtë BE-ja ofron mundësi që të kemi disa përfitime nga anëtarësimi, me këtë obligime të caktuara, që është shans i rrallë i cili duhet të shfrytëzohet.
Vetëm bashkë, me angazhim më të madh dhe bashkëpunim, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në mund të ndërtojmë Evropë e cila është e sigurt, e cila përparon dhe zhvillohet tha në takim Mariçiq, duke potencuar se Qeveria bën përpjekje ta mbajë dinamikën e procesit dhe Maqedonia e Veriut ti vazhdojë negociatat me vendet fqinje, sepse është e rëndësisë së veçantë mbështetja të cilën e kemi nga Republika Federale e Gjermanisë.
Në këtë drejtim Kryetari i Komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe ministër i mëparshëm për Evropë në MPJ-në gjermane, Roth theksoi se i rëndësishme është stabiliteti i rajonit në përgjithësi, Maqedonia e Veriut ti kryej obligimet dhe mbetet aktive në procesin e negociatave, duke theksuar se vendosja e datës është sinjal i qartë se BE ka për qëllim që viti 2030 të jetë vit i zgjerimit të ri.
Në prag të Samitit të nesërm të liderëve të Procesit të Berlinit, Mariçiq dhe Roth diskutuan edhe për nevojën e fokusit më të madh në bashkëpunimin rajonal i cili duhet ta përshpejtojë zhvillimin rajonal dhe procesin e integrimit në tregun e vetëm.
Procesi i Berlinit hyn në një fazë të re dhe pritet të përparojë dhe më shumë të kontribuojë për përshpejtimin e integrimit të BE-së në rajon, u përfundua në takim.
Nesër në Tiranë fillon Samiti i Procesit të Berlinit, në të cilin Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë nikoqir i liderëve të Ballkanit dhe të BE-së, në të cilin pjesëmarrës do të jetë edhe Zëvendëskryeministri Mariçiq, si pjesë e delegacionit maqedonas të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski.