Lajme
15.10.2023 07:58
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Tiranë mori pjesë në sesionin përfundimtar të Forumit për shoqëri civile në të cilën tha se procesi i zgjerimit ndryshoi dhe se tani është reformuar, duke theksuar se metodologjia e re e bën procesin më konkret dhe me më shumë mundësi.
-Sot kemi qasje më ndryshe në aderim. Mund të them se ka ndryshime më të mëdha serioze muajt e fundit, në veçanti pas forumit GlobSek vërejmë se ka hapa serioze dhe thelbësore për zgjerimin e BE-së. Dhe kjo është ndryshim i madh pozitiv për ne si vend kandidat, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, shtoi se muajt e fundit mesazhet politike janë të ndryshme dhe se “kemi marrë diçka që kërkonim dhe pritnim me muaj”, duke e treguar deklaratën e Kryetarit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, i cili vitin 2030 e tregoi si datë të mundshme për zgjerimin e ardhshëm, për ne siç tha Mariçiq është e mirëseardhur dhe është mirë ta kemi parasysh kur marrim vendime.
-Deri në fund të mandatit, Komisioni Evropian me mbështetje të vendeve anëtare të BE-së duhet të bëjë Agjendën e zgjerimit për vitin 2030 të anëtarësohen të gjithë ata që janë të gatshëm për të, dhe njëkohësisht do të parandalohet ngadalësimi procesit, tha Mariçiq.
Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri theksoi se tani është koha e duhur për ta përshpejtuar dhe për ta përfunduar punën deri në fund, sepse ka ndryshime reale pozitive për zgjerimin e BE-së dhe këtë shans rajoni duhet ta shfrytëzojë.
-Tani kur progresi në negociatat aderuese është i dukshëm nevojitet bashkëpunim i fuqishëm rajonal. Procesi i Berlinit asnjëherë nuk ka qenë vetëm ekonomi ose njohje kualifikimesh, gjithmonë ka qenë vazhdimësi e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe shprehi për ti zgjidh çështjet e ndryshme në tavolinë dhe asnjëherë nuk ka qenë zëvendësim i anëtarësimit të BE-së, theksoi Mariçiq.
Në panelin me të cilin përfundoi Forumi i shoqërisë civile –Tiranë 2023, bashkëbisedues të Zëvendëskryeministrit ishin, Valeska Esh, Këshilltare e lartë të përfaqësuesit special të Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministria Federale për Punë të Jashtme, Liza Gashi, Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Hedving Morvai, Drejtor programues, Fondacioni ERSTE, Aleksandar Siemashko, Zëvendësdrejtor në Ministrinë për Zhvillim dhe Teknologji, Marta Shpala, Bashkëpunëtore e lartë, Qendra për studime lindore, Ardijan Hakaj, drejtor Kërkimor dhe koordinues i forumit për ndërlidhje në Tiranë, Instituti për bashkëpunim dhe zhvillim, ndërkaq folësi kryesor ishte Mihael Roth, Kryetar i Komisioni për Punë të Jashtme në Bundestag.
Forumi për shoqëri civile dhe think tank 2023, i cili u mbajt me 14 dhe 15 tetor në Tiranë u organizua nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Ballkani Perëndimor, që punon nën mandatin e Qeverisë së Shqipërisë, dhe aktualisht kryeson me Procesin e Berlinit.