Lajme
09.10.2023 03:38
Sot në seancën e trupit të përhershëm operativ për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizmit fjalën e tij kishte Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq duke e filluar seancën me fjalimin e tij hyrës.
“Kisha kënaqësinë dhe nder që sot sërish të kryesoj me trupin që është bartës i diversitetit në shoqërinë tonë me diskutim rreth zhvillimit të konceptit për një shoqëri dhe multi-kulturë”.
“Detyra jonë është që më tej të mbetemi të përkushtuar në realizimin e strategjisë “Një shoqëri për të gjithë” me të cilin e afrojmë shoqërinë maqedonase një hap më afër vlerave evropiane, ndërtojmë shoqëri të bazuar në barazi, tolerancë, diversitet dhe dialog si dhe shoqëri që i respekton identitetet individuale dhe kolektive. Si dhe vlerat e multi-kulturës”.
Një nga mesazhet kryesore që përcolli Zëvendëskryeministri ishte: Respektimi i vlerave të ndryshme kulturore dhe tradicionale është një ndër vlerat kyçe të BE-së. Përpjekjet e përbashkëta gjithmonë japin rezultate kur të gjithë pjesëmarrësit në proces kanë qëllim të njëjtë. Për këtë arsye, qëllimi i kësaj Qeverie është euro-integrimi dhe konsensusi i të gjitha bërësve politik, të gjithë strukturave shoqërore, komuniteteve të biznesit dhe individëve.
Në seancë morën pjesë anëtarët e trupit të përhershëm operativ për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm, në përbërje të Robert Alagjozovskit kryetar i trupit koordinues dhe koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndër-resorial, Ministra për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trançevska, Xhebir Doko Zëvendësministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Eran Kurtish Drejtor i agjencisë për realizimin e të drejtës së bashkësive, Darjan Sotirovski, Drejtor i komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupeve religjioze, Rubin Zemon – përfaqësues i bashkësisë akademike, Ana Çupevska – përfaqësuese e bashkësisë akademike dhe përfaqësues tjerë.
Anëtarët i theksuan vrojtimet e tyre lidhur me strategjinë dhanë kontributin e tyre në diskutim që do të merren parasysh në përgatitjen e mëtutjeshme të strategjisë.