Lajme
09.10.2023 01:47
Sot në seancën publike në Komisionin për Çështje Evropiane për fushën e sundimit të së drejtës në funksion të qytetarëve, Zëvendëskryeministri Mariçiq tregoi katër sfidat që dalin nga fusha strategjike “Sundimi në funksion të qytetarëve” nga korniza për përgatitjen e Strategjisë nacionale të zhvillimit, që pothuajse përputhet plotësisht me detyrimet nga negociatat për anëtarësim në BE dhe me klasteret që i mbulojnë sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe administratën publike.
U theksua se zbatimi i Strategjisë nacionale të zhvillimit, veçanërisht në dekadën e parë, do të jetë nën ndikim të fuqishëm të karakteristikave në rrugën që do të ndiqet në aderimin drejt BE-së në periudhën që pason.
“Nevojitet të potencohen hapat e mëdha që merren nga Qeveria në kontekst të procesit të aderimit në BE dhe në drejtim të sigurimit të sundimit në funksion të qytetarëve.
Procesi i skriningut vazhdon siç është planifikuar – për Klasteri 1: Themelet, Klasteri 2: Tregu i brendshëm dhe Klasteri 3: Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse përfunduan”.
“Skrining raporti është i rëndësishëm për arsye të asaj që shërben si udhërrëfyes në përgatitjen e tre udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, reformës në administratë publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike, si dhe për planin Aksionar për pakica. Kjo na mundëson që deri në fund të vitit, gjatë kryesimit spanjoll ta hapim Klasterin 1, “Vlerat fondamentale”.
Komisioni Evropian kërkoi që ky dokument ta pasqyrojë përkushtimin politik dhe vizionin e Qeverisë për zbatimin e reformave të domosdoshme në fusha të caktuara, respektivisht kapitujt 23 dhe 24, respektivisht “Gjyqësori he të Drejtat fondamentale, dhe E drejta, liria dhe siguria".
Që të sigurohet gjithëpërfshirja dhe transparenca, Sekretariati për Çështje Evropiane inicioi konsultime edhe me organizatat civile, organizuam takim në të cilin ekipi i SÇE-së i prezantoi udhërrëfyesit dhe i ftoi organizatat civile ti dorëzojnë propozimet e tyre.
Në vazhdim Zëvendëskryeministri Mariçiq, lidhur me pjesën e reformave në gjyqësi theksoi se puna e misionit Vlerësues të BE-së për Këshillin gjyqësor ka përfunduar dhe se i presin rekomandimet.
“Për ne është e rëndësishme që në mënyrë të drejtë të identifikohen mangësitë lidhur me pozitën dhe kompetencat”.
“Misioni vlerësues i BE-së për Këshillin gjyqësor erdhi në kohën e duhur nëse kemi parasysh se aktualisht është duke u përgatitur udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës për funksionim më të mirë në përgjithësi të gjyqësorit. Rekomandimet nga Raporti do të merren parasysh dhe në mënyrë të përshtatshme do të adresohen”.
Për në fund Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se është e rëndësisë së veçantë përfshirja e të gjithë subjekteve politik, partitë politike, deputetë, Qeveria, si dhe e rëndësishme është përfshirja edhe e prokurorëve, gjyqtarëve, anëtarëve të institucioneve publike, këshillit gjyqësor, akademisë, sektori joqeveritar për zhvillimin e Strategjisë nacionale për sundimin e ligjit.
“Kemi partner në Qeveri për realizimin e strategjisë dhe jam i sigurt qe me përpjekje të përbashkëta do të kemi sukses të marrim anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe kjo të realizohet deri në vitin 2030”.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane informojnë se Strategjia për reforma në sektorin e gjyqësorit 2017-2022 ka përfunduar. Strategjia e re është në fazë përfundimtare të përgatitjes dhe draft versioni do të përcillet për mendim në Komisionin Evropian.
Debatin publik të Komisionit për Çështje Evropiane, kryesoi kryetari i Komisionit Arbër Ademi , pas fjalës së Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq fjalët e tyre kishin edhe Aleksandar Stojkov nga fakulteti i drejtësisë, akademik Vllado Kambovski dhe profesoresha Besa Arifi.