Lajme
06.10.2023 09:15
Në takimin e sotëm i cili u realizua në kuadër të kampanjës Ne jemi Evropë, Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, vizituan Universitetin e Evropës Juglindore, ku u takuan me Prorektoren, Besa Arifi dhe studentët e universitetit. Në takim iu referuan rëndësisë së programit Erasmus Plus, projektet për mobilitet dhe rëndësisë ë tyre për progresin akademik.
“Programi Erasmus Plus ju mundëson studentëve të arsimohen, të fitojnë njohuri dhe përvojë, njësoj si studentët tjerë të vendeve anëtare të BE-së. Erasmus Plus u rrit si një program më i njohur i Bashkimit Evropian për arsim, trajnim, rini dhe sport.
Mundësia për shkëmbimin e ideve dhe praktikave të mira në kornizat evropiane dhe ndërkombëtare është inspirim për shumë gjenerata të nxënësve, studentëve, kuadrit arsimor si dhe organizatave dhe institucioneve të cilët janë në pozitë të shfrytëzojnë përfitimet që i kemi në dispozicion”, theksoi Mariçiq.
Programi Erasmus Plus në mënyrë të dukshme i rit kompetencat e të rinjve dhe krijon shumë mundësi të reja për ta në arsimin formal dhe joformal. Mobiliteti, njohuria dhe shkathtësitë që i kanë në dispozicion të rinjtë përmes programeve dhe fondeve të BE-së ju hapin perspektivë të ndritshme.
Qëllimi ynë është që kuadrot e arsimuar dhe rinjtë ti mbajmë në vend, në Maqedoninë e Veriut, me njohurinë e marra nga institucionet arsimore evropiane. Për këtë arsye i inkurajojmë të rinjtë të kërkojnë ngritje profesionale dhe arsimore, që më vonë do ti aplikojnë dhe me të dukshëm do të kontribuojnë për mjedisin nga vijnë dhe në të cilën jetojnë.
Në fund Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane i inkurajoi studentët dhe të rinjtë të kërkojnë mënyrë se si ti realizojnë ambiciet e tyre dhe ti realizojnë qëllimet e veta për një të ardhme progresive të Maqedonisë së Veriut në BE.