Lajme
05.10.2023 07:35
Sot Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, formalisht iu dorëzua dokumenti për Avancimin gradual të integrimit të Ballkanit Perëndimor, nga ana e Ambasadorit të Republikës së Austrisë në vend, SH.T. Martin Pamer.
-Kjo sjell dinamikë në procesin negociues dhe qëllimin tonë e bën më të arritshëm drejt anëtarësimit të BE-së deri në vitin 2030, tha Mariçiq në takim.
Ai shprehu mirënjohje dhe pritje se BE dhe vendet anëtare di ta përkrahin dhe do ta nxisin përshpejtimin euro-integrues të gjithë rajonit.
Mariçiq mendon se detyra jonë është që tani të japim rezultate dhe ti kryejmë detyrimet, sepse siç thotë ai “na është dhënë shansi, tani vendimi ynë është ta çojmë vendin atje ku duan të rinjtë tanë të jetojnë, në BE.
Sipas Dokumentit integrimi i përshpejtuar do të realizohet përmes instrumenteve institucionale, mbështetjes financiare dhe integrimit gradual politik dhe administrativ, të cilët parashohin pjesëmarrje të rregullt joformal të vendeve të rajonit të takimet e Këshillit të BE-së dhe grupe të tjera të punës ku diskutohet në tema të interesit veprimit të përbashkët, si dhe integrim të parakohshëm në sfera të caktuara të tregut përbashkët të BE-së.
Dinamizmi i reformave nga ana tjetër planifikohet të ndodhë me mbështetjen financiare, përmes rritjes së mbështetjes për përforcimin e kapacitetit absorbuese të IPA-s dhe qasjes konsistente në financimin e jashtëm të BE-së për vendet kandidate dhe kandidatëve potencial, duke përfshirë edhe bashkëpunimin më të ngushtë me institucione financiare ndërkombëtare, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.