Lajme
19.9.2023 07:41
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas takimit me Miroslav Lajçak, Përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialog Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, në fejsbuk profilin e vetë ka shkruar se Bashkimi Evropian punon në planin për përshpejtimin e euro-integrimit të rajonit dhe se detyrimet e marra medoemos të plotësohen, sepse është e rëndësishme që negociatat aderuese me BE-në të përfundojnë më shpejtë.
-Atmosfera pozitive në Bruksel për zgjerim dhe vendet anëtare të BE-së mbështesin euro-integrimin tonë, momenti politik që medoemos ta shfrytëzojmë me vetëbesim më të madh dhe vendosmëri më të fuqishme nga të gjithë. Interesi shtetëror gjeopolitik dhe qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi në BE, për këtë arsye obligimi ynë është që të mbetemi në rrugën në të cilën me sukses hapërojmë, thotë Mariçiq.
Nga ana e Lajçak u konfirmua se BE ndihmon përshpejtimin dhe arritjen e anëtarësimit, dhe për këtë arsye ne medoemos sa më shpejtë duhet të marrim vendim në favor tonë dhe të mos lejojmë të frikësohemi për të ardhmen tonë, për arsye të faktorëve të brendshëm.
Theks të veçantë në takim u vu në procesin negociues të Maqedonisë së Veriut dhe hapi i ardhshëm i cili çon drejt progresit të ri dhe hyrje të plotë në negociata sipas Klastereve, për çka siç thotë Mariçiq do të vendoset ritëm i ri reformave.
-Qeveria ka vullnet ti përmbush detyrimet e veta, partnerët evropian dhe qytetarët tanë presin që çdo institucion që çdo institucion të merr përgjegjësi për pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në hartën e BE-së, tha Mariçiq.
Në takim, i cili u mbajt në kuadër të vizitës në Nju Jork, delegacioni Qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Lajçak diskutuan edhe për planin e përshpejtimit të integrimit në BE të rajonit në përgjithësi dhe aktivitetet që pasojnë me këtë plan, si dhe për tema të rëndësishme politike nga rajoni.