Lajme
15.9.2023 07:46
“Bujqit në Maqedoninë e Veriut tani kanë 150 milion euro buxhet vjetor për subvencione. Bujqit kroat dhe slloven nga viti 2027 do të kenë në dispozicion 6 miliard euro mbështetje për prodhimin e tyre, falënderim për anëtarësimin e tyre në BE. Ndërkaq marrim pjesë në tregje të njëjta, ata me të tyret, ne me prodhimet tona”, bëri krahasim Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke iu referuar fakteve të shprehura me numra, të cilët tregojnë se sa të mëdha janë përfitimet nga anëtarësimi në Union.
Ai shtoi se këto janë miliarda euro për prodhimet e bujqësisë dhe zhvillimin rural, më shumë për bujqit e rinj, për modernizimin, digjitalizimin e prodhimeve, për ekologjinë, për prodhimet organike, mjete të pakthyeshme të cilat do të vendosen edhe neve në dispozicion me anëtarësim në BE.
Zëvendëskryeministri tha se vendi ynë i ka të gjitha potencialet për strategjinë tonë bujqësore dhe reformuese rëndësi të veçantë është qasja deri tek fondet e BE-së. Duke theksuar se çdo prolongim i procesit për anëtarësim në BE prolongon edhe qasjen deri tek këto fonde.
“Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur. Skeptikët të kuptojnë, kurse subjektet politik të pranojnë se nuk duhet t’ju shkurtojmë më shumë se 200.000 familjeve qasjen në fondet bujqësore të BE-së dhe nga ky profesion të krijojnë kushte të mira evropiane për jetesë”, theksoi Mariçiq.
Mariçiq tha se politika e Brukselit për përgatitjen e vendit për anëtarësim në Union është që të investojë në sektorë të cilët janë në maje të prioriteteve të BE-së. Ndërkaq bujqësia dhe ushqimi i shëndetshëm dhe i sigurt siç tha ai, janë pjesë e këtyre prioriteteve.
“Vetëm me masat e reja të programit IPARD3 janë paraparë 217 milion euro për mbështetje të drejtpërdrejt për prodhuesit tanë bujqësor. Me aderimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, kjo mbështetje vetëm ritet. Sipas përvojës së deritanishme, mjetet evropiane me anëtarësim në BE ritën për më pak se 10 herë” potencoi Mariçiq.
Sipas tij këto para janë impuls i madh për bujqësinë maqedonase dhe mbështetje për bujqit për ti avancuar prodhimet e tyre, duke vendosur inovacione dhe teknologji të reja, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është lider në rajon me shfrytëzimin më të madh nga 98% të mjeteve të IPARD2 dhe se IPARD3 e filluam të parët në rajon, me buxhet më shumë se 62 përqind.
-Në mënyrë shtesë, me anëtarësimin në BE hapet tregu prej rreth 500 milion konsumator potencial, në të cilën bujqit maqedonas do të mund ti ofrojnë dhe plasojnë produktet e tyre të cilët në ndërkohë kanë gjithë mbështetjen të jenë konkurrent sipas standardeve të Bashkimit Evropiane, shtoi Mariçiq.
Mariçiq inkurajoi bujqit e rinj dhe afaristët e industrisë ushqimore të mbeten këtu, sepse fondet e BE-së ofrojnë kushte dhe mbështetje për bujqësinë maqedonase dhe ju bëri thirrje prilepianëve të japin mbështetje të fuqishme bujqve maqedonas dhe së bashku ta çojnë vendin në BE, vend, ku siç tha Mariçiq “prodhimi bujqësor maqedonas do të vlerësohet dhe më shumë do të paguhet”.