Lajme
15.9.2023 07:43
Sonte Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në tribunën në Prilep në temë: “BE për zhvillimin e bujqësisë maqedonase” tha se këtë vit Evropa edhe krahas sfidave me të cilat ballafaqohet nga agresioni rus kundër Ukrainës, buxheti i bujqësisë edhe më tej është në lartësi prej 40% nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian.
-Bëhet fjalë për 270 miliard euro nga buxheti bujqësor i BE-së për vitin 2023-2027. Rreth 34 miliard euro janë paraparë kryesisht për qëllime ekologjike dhe klimatike dhe eko-skema të rinj të cilat Bashkimi Evropian i ka përcaktuar si prioritet për mbrojtjen e bujqve dhe të punësuarve në sektorët e bujqësisë që me vet i ngërthejnë edhe ndryshimet klimatike, tha Mariçiq.
Për dallim nga kultura, Mariçiq tha se politika e përbashkët bujqësore e BE-së është më e vjetra dhe një nga politikat më të rëndësishme, si në aspektin e rregulloreve të numërta që rregullojnë këtë fushë, ashtu edhe në aspektin e pjesës së buxhetit bujqësor në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
Qëllimi primar i politikës së përbashkët bujqësore është që të sigurohen furnizime të qëndrueshme me ushqim cilësor dhe të sigurt për popullatën e BE-së. Të sigurojë çmime të qasshme dhe të ardhura adekuate për bujqit dhe ta mbështes modernizimin e zhvillimit të prodhimit bujqësor si dhe të merr pjesë në modernizimin dhe zhvillimin e fushave rurale, shpjegoi Mariçiq.
Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri tha se këto janë politikat tona dhe se i pranuam këto parime, sepse siç tha Mariçiq, sot vëmendje të veçantë i përkushtohet përmirësimit të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, mbrojtjen e mjedisit jetësor, rindërtimit dhe zhvillimit të kulturave rurale, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe zakoneve tradicionale.
Politikat tona bujqësore maqedonase janë të afërta apo identike me ato të BE-së, por tani jemi në hap të marrim qasje edhe në fonde tjera për mbështetje të bujqësisë, kurse kur do të jemi anëtar do ti shfrytëzojmë të gjitha përfitimet e buxhetit për bujqësi të BE-së, theksoi Mariçiq.
Në tribunë fjalën e tij kishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, Ambasadori i Republikës së Francës, SH.T. Siril Bomgartner dhe përfaqësuesja e organizatës Agro Lider, Marina Tosheska.