Lajme
15.9.2023 07:39
Zëvendëskryeministri Mariçiq sot për vizitë pune qëndron në Prilep, ku para fillimit të tribunës “Ne jemi Evropë” vizitoi mullirin për ushqim bagëtive, “Eko –Mlin” shfrytëzues i IPARD 2 programit.
Përmes bisedës në objekt me pronarët Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se BE investon në bujqësinë maqedonase dhe përgatit bujqit për tregun evropian, duke treguar se në 15 vitet e fundit, me ndihmën e fondeve të BE-së janë bërë investime të dukshme në modernizimin dhe përmirësimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, afrim drejt standardeve më të larta, cilësi dhe siguri të ushqimit, kurse përmes mbështetjes së Qeverisë sigurohet qëndrueshmëria e të ardhurave të prodhuesve.
-Me IPARD 2 programin dëshmuam se jemi lider në rajon dhe se dimë që në mënyrë efektive të shfrytëzojmë maksimalisht të gjitha mjetet të cilat Bashkimi Evropian na i mundëson. Këtë tregim të suksesit BE-ja e shpërblen dhe vazhdon me IPARD 3 programin e ri 2021-2027, ku ven në dispozicion 97 milion euro mjete evropiane të pakthyeshme për investime të reja, zhvillim dhe modernizim të bujqësisë maqedonase, tha Mariçiq.
Ai shtoi se 30.7 milion të holla evropiane të pakthyeshme janë siguruar në kuadër të programit IPARD 2 për investime me mjete bazë për përpunim dhe marketing të bujqësisë, për 146 projekte, kurse një prej projekteve është projekti i EKO MLIN i cili mori mbështetje prej 7 milion denar për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese.
-Kjo parqet shembull pozitiv për atë se si duhet të kërkojnë dhe ti shfrytëzojnë mundësitë e Bashkimit Evropian përmes IPARD programit dhe numri më i madh i masave të cilat i kemi, lidhur me vendet tjera të rajonit, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri, në prani të Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Nikollovski dhe Drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural, rikujtoji se është duke u zhvilluar thirrja e parë i IPARD programit të ri, për masat 1 dhe 7 dhe tha se në fazën përfundimtare është procedura administrative dhe Qeveritare për nënshkrimin e marrëveshjes financiare, me çka do të fillojnë dërgimi i aplikacioneve.
Mariçiq shprehu kënaqësinë që bujqit maqedonas njohin përfitimin nga BE-ja dhe politika e tyre për zhvillimin e bujqësisë, dhe tha që pret që programi IPARD 3 deri në vitin 2027 të zbatohet me sukses, sepse siç tha ai, bujqësia maqedonase është evropiane dhe i gatshëm për programin e ardhshëm IPARD për ta shfrytëzuar qytetarët tanë si qytetar të vendit anëtar të BE-së”.
Sot në qendrën e Prilepit, mbahet tribunë e hapur: “BE për zhvillimin e bujqësisë maqedonase” në të cilën do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Lupço Nikolovski, Ambasadori i Republikës së Francës, SH.T. Siril Bomgartner dhe përfaqësuesja e organizatër Agro Lider, Marina Tosheska.