Lajme
13.9.2023 07:55
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në Athinë të organizuar nga Fondacioni Grek për Politikë të Jashtme dhe Evropiane ELIAMEP në temë: “Perspektivat për aderim drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e luftës agresionit rus kundër Ukrainës”.
Pyetjes që ishte edhe temë e panelit: “Momentumi i ri për zgjerim: Si mund që Ballkani Perëndimor të mos e humbasë mundësinë?”, Zëvendëskryeministri iu përgjigj se duhet vizion, lidership dhe shumë punë, duke shtuar se nuk varet vetëm nga rajoni, por edhe nga vetë BE-ja dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë.
-Së pari do të filloj me vizionin, BE-ja është bashkim paqeje dhe vlerash, nëse nuk do të ishte atëherë ne nuk do të diskutonim rreth saj nëse Ukraina duhet të bëhet anëtare e BE-së dhe ky është vizioni që vendet e Ballkani Perëndimor duhet ta ndjekin.
Mendoj se akoma garojmë me dy koncepte, atë të shteteve nacionale që është prezent tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe koncepti i vlerave të BE-së, bashkëpunimi dhe sa më pak çështje të hapura bilaterale mes vendeve. Nëse ndjekim konceptin e vlerave të BE-së, atëherë duhet të jemi më solidarë dhe të punojmë së bashku, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri vazhdoi se duhet edhe lidership, duke iu referuar pyetjes se sa është çmimi i zgjerimit, por gjithashtu tha se duhet të përgjigjet edhe pyetjes se sa kushton mos zgjerimi respektivisht sa do ti kushtojë BE-së nëse nuk zgjerohet.
- Jemi të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së, nuk jemi aq larg, por jemi në vetë oborrin e BE-së dhe po kërkojmë të bëhemi anëtarë të plotë të Unionit. Dhe popullsia jonë, në Ballkanin Perëndimor, nuk është më shumë se 18 milionë njerëz, që nuk është më shumë se popullsia e përgjithshme e Rumanisë, kështu që ne nuk i besojmë tezës se zgjerimi është i vështirë për absorbimin nga ana e BE-së, veçanërisht jo aq për sa i përket tregut të përbashkët të BE-së dhe ekonomisë, shtoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë drejtim, Mariçiq shpjegoi se për ne nuk është e rëndësishme dhe nuk na pengon nëse dhjetë vitet e para pasi të anëtarësoheni në BE të mos kemi komisionerët tuaj në BE, duke theksuar rëndësinë e të qenit anëtarë dhe ta sigurojmë stabilitetin dhe kursit evropian sipas së cilës do të vazhdojë të lëvizë dhe zhvillohet shteti.
– Për ne aspak nuk është i rëndësishëm numri i komisionerëve në Komisionin Evropian, për ne është e rëndësishme të jemi të përfaqësuar politikisht në Parlamentin Evropian dhe në Gjykatën e Drejtësisë. Por, para së gjithash, për ne është prioritet që qytetarët tanë të ndjejnë përfitimet reale të anëtarësimit në BE. Për këtë arsye mendoj se ne kemi nevojë për lidership dhe vizion për ti bërë këto vendime të vështira, theksoi Mariçiq.
Si kusht i tretë për të pasur sukses, Mariçiq tha se duhet të punojmë shumë, edhe atë në dy nivele, në nivelin politik, që të kemi sukses të vëmë e vullnetit politik në funksion të marrjes së vendimeve të guximshme dhe jo ajo të mbetet vetëm në fjalë të bukura, që është rasti në Maqedoninë e Veriut, ku nëse pyet të gjithë janë për BE, të gjitha partitë politike, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të gjithë ekspertët, të gjithë, por kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme, më shumë se gjysma do t'ju thonë, e dini çfarë, ndoshta kjo është shumë, të presim edhe 10 vjet, dhe ky është problemi.
Marrja e vendimeve të vështira dhe të guximshme është pjesë e procesit të integrimit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta bëjnë këtë. Sa më i madh që është vullneti politik për t'i çuar gjërat përpara, aq më të dukshme do të jenë rezultatet, tha Mariçiq.
“Prandaj duhet të bëjmë gjithçka që viti 2030 të mos mbetet vetëm një tregim i bukur, dhe 2030-ta të shihet si një mundësi dhe jo si një premtim. Dhe nuk duhet të mendojmë se tani do të presim edhe 7 vite të tjera për t'u anëtarësuar në BE, por përkundrazi duhet të punojmë me përkushtim dhe motivim drejt qëllimit tonë. Të jetë 2030 një tregim i suksesit të dyfish për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat pas një kohe do të bëhen anëtarë të BE-së, por në të njëjtën kohë edhe vetë BE-në, e cila do të zgjerohet me vende të reja anëtare, tha Mariçiq.
Bashkëbisedues të Mariçiqit ishin Miroslav Gaçeviq, Ndihmës Ministër, sektorit për kriteret politike dhe ekonomike në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, Republika e Serbisë, Odeta Barbulushi, Këshilltare e Kryeministrit dhe koordinatore nacionale për fushën ekonomike rajonale, Republika e Shqipërisë, Jovana Maroviç, Zëvendëskryeministre e mëparshme dhe Ministre për Çështje Evropiane, Republika e Malit të Zi dhe Srgjan Majstoroviq, Qendra për Politika Evropiane (CEP), Republika e Serbisë, moderuar nga Simonida Kacarska, drejtore e Institutit të Politikave Evropiane (EPI).