Lajme
12.9.2023 08:38
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot zhvilloi takim me Manuel Saracin, përfaqësues special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua negociatat e aderimit, ndryshimet kushtetuese, reformat dhe sigurinë e perspektivës evropiane për rajon.
Miku i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetësi ynë për progresin drejt BE-së, Manuel Saracin në takim theksoi qartë se anëtarësimi në BE është i sigurt dhe se nuk ka kohë për të humbur dhe ky shans nuk duhet lëshuar. Në këtë drejtim, Saracin shtoi se ka debat aktiv në Bashkimin Evropian për zgjerimin e ardhshëm, i cili duhet të japë plan dhe kornizë kohore konkrete në muajt në vijim, dhe tha se duhet të ecim shpejt kur bëhet fjalë për hapin e ardhshëm në procesin e negociatave dhe kapjen e korsesë së shpejtë, me vendet kandidate që tanimë po negociojnë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane, duke theksuar se si vend kemi bërë shumë për rrugën drejt BE-së, por edhe se periudha kyçe është duke arhur.
-Si Qeveri e mbajmë fokusin e mbajmë në përmbushjen me sukses të obligimeve dhe një afrimit të ri drejt BE-së, me qëllim që të bëjmë edhe më shumë në fushën e reformave dhe me shpejtësi më të madhe të hymë në vitet kyçe evropianizimit të shoqërisë maqedonase, tha Mariçiq në takim.
Në takim u konfirmua edhe një herë se Republika Federale e Gjermanisë mbetet e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit dhe se angazhimi i saj është të mbetet aktive në procesin e anëtarësimit dhe pa komplikime dhe vonesa të tjera, në mënyrë efektive ti përfundojmë negociatat me BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi Gjermaninë që është partneri ynë politik dhe ekonomik, si dhe aleat në përmbushjen e agjendës reformuese dhe qëllimeve strategjike.