Lajme
07.9.2023 09:56
Në tribunën “BE për pasurinë kulturore maqedonase”, në kuadër të kampanjës “Ne jemi Evropë” që u mbajt në Manastir, krahas Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Zëvendës ambasadori i Republikës Çeke, Shtajner Votavova, folës ishte Filip Jovanovski, artist dhe punëtor kulturor.
Në fjalën e tij ai ndau përvojat në projekte të ndryshme që shfrytëzohen përmes programit evropian për kulturë “Evropa kreative” dhe që për institucionet e pavarura nga sfera e kulturës nënkuptojnë mundësitë nga ky program.
- Aktualisht jemi duke zbatuar projekte nga Evropa Kreative, jemi partnerë në tre projekte, dhe ajo që është unike për mua kur krahasoj përvojën e bashkëpunimit me donatorët dhe mbështetësit e tjerë është liria e madhe që kemi, mendoj se deri më tani kështu lloj lirie në programimin e kulturës nuk kemi pasur, kurse Evropa kreative këtë na e bën të mundur. Është një aspekt shumë i rëndësishëm, posaçërisht për institucionin e pavarur si ky i yni, tha Jovanovski.
Jovanovski shtoi se aspekti tjetër që ofron programi Evropa kreative është mundësia për t'u lidhur me profesionistë të lartë në fushën e artistëve bashkëkohorë dhe kulturës nga Evropa.
- Këtë vit ne patëm mundësinë përmes Evropa kreative, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, të zbatojmë një program në të cilin morën pjesë rreth 20 artistë nga Maqedonia e Veriut në Republikën Çeke dhe ishte një kombinim i artistëve të rinj dhe një shkëmbim me autorë nga rajonin lokal. Tani vazhdon edhe në nëntor një pjesë e programit do të zbatohet edhe në vendin tonë, theksoi Jovanovski.
Sipas përvojës së punonjësve të kulturës në këtë program, Evropa Kreative është mundësi për të shkëmbyer njohuri, për të rishikuar idenë për bashkësi dhe solidaritet dhe për shkëmbimin e programeve.
Sipas punës së deritanishme në projekte në kuadër të këtij programi kulturor të BE-së, për Jovanovskin bashkëpunimi në kuadër të Evropës Kreative është rilindje dhe jep liri. Ai theksoi se BE-ja vendos mënyrë të re pune që redukton procedurat burokratike, forcon besimin, forcon dhe zhvillon organizatat e vogla.
Jovanovski tha se ka përkrahje dhe ndihmë të madhe nga Ministria e Kulturës që jam pjesëmarrës në buxhetin e përgjithshëm të programit dhe projekteve dhe inkurajoi punëtorët e kulturës që ta shfrytëzojnë programin maksimalisht, sepse siç tha ai “është e hapur, e lirë dhe inkurajon organizatat e vogla kulturore të ecin përpara”.
Evropa Kreative është i vetmi program i Unionit që synon veçanërisht sektorët kulturorë, kreativ dhe audiovizualë në Evropë. Vendi ynë dhe vendet e tjera, me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në Programin Evropa kreative 2021-2027, në dhjetor 2021, filloi zyrtarisht drejt zbatimit të ciklit të tretë të këtij programi të Unionit, si i vetmi instrument strategjik (politik) dhe instrument financiar i BE-së i destinuar për sektorin kulturor, kreativ dhe audiovizuel.
Ky program për periudhën 2021-2027 ka siguruar 2,44 miliardë euro për mbështetjen e kulturës evropiane, në dispozicion edhe për kulturën maqedonase. Ministria e Kulturës është pjesë e projekteve të ndryshme evropiane dhe konkretisht merr pjesë në programin Evropa kreative me një shumë të përgjithshme prej 1.14 milionë euro.
Tribuna “BE-ja për pasurinë kulturore maqedonase”, u realizua në Manastir, ndërsa javën e ardhshme në Prilep vazhdon kampanja “Ne jemi Evropë”.