Lajme
06.9.2023 07:38
“Manastiri ka pozitë unike dhe i përket dy grupeve për bashkëpunim ndërkufitar si me Greqinë ashtu edhe me Shqipërinë. Projekti “Smart-kul-tur” në vepër tregon se si me mjetet e Bashkimit Evropian ndërlidhet popullsia vendase, si kontribuohet në zhvillimin lokal dhe si nxitet turizmi lokal dhe mbrohet trashëgimia kulturore dhe shpirtërore”, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq gjatë vizitës së tij në Heraklea Lynkestis, në kuadër të kampanjës “Ne jemi Evropë”.
Ai shtoi se në vitet e kaluara përmes këtij projekti u shfrytëzuan po thuajse 600 mijë euro për rindërtimin dhe përmirësimin e kësaj hapësire dhe për ta bërë këtë hapësirë të qasshëm për vizitorët, respektivisht është bërë plotësisht i qasshëm për personat me aftësi të kufizuara.
“Kjo jep shumë mundësi për më shumë vizitorë, kjo jep mundësi ta vizitojnë edhe ata persona të cilët deri më tani kanë mundur vetëm të ëndërrojnë ta vizitojnë këtë kompleks. Ata njerëz sot mund të shijojnë bukurinë e saj, të kuptojnë se çka ka ndodhur në atë vende, ta kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore. Përmes projektit “Smart-kul-tur” është bërë edhe platformë për shfaqe virtuale të gjithë kompleksit, por gjithashtu edhe hapësirë për ngjarje, prezantime dhe koncerte”, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se përmes mbështetjes së këtillë të Bashkimit Evropian me bashkëpunim ndërkufitar në relacion me komunën e Manastirit, Prespës, Pustecit dhe Korçës rritet edhe rëndësia rajonale e Herakleas si kompleks, si dhe rritet mobiliteti i lëvizjes së qytetarëve nga të dy anët e kufirit.
Tekst integral i deklaratës së Zëvendëskryeministrit Mariçiq:
“Bashkimi Evropian për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, për zhvillimin lokal dhe rajonal, për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë janë thelb i procesit të aderimit drejt Bashkimit Evropian.
Kjo më mirë mund të shihet në projektet më konkrete të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Sot jemi këtu në Heraklea ku një nga projektet më të rëndësishme në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore he shpirtërore të Maqedonisë së Veriut, por edhe në rritjen e zhvillimit lokal dhe rajonal, projekti “Smart-kul-tur.
Në vitet e kaluara përmes këtij projekti u shfrytëzuan 600 mijë eur për riparimin dhe përmirësimin e kësaj hapësire dhe për ta bërë këtë hapësirë më të qasshëm për vizitorët. Përmes këtij projekti u riparuan më shumë pjesë të kompleksit Heraklea dhe i gjithë kompleksi është i qasshëm për persona me aftësi të kufizuara.
“Kjo jep mundësi për më shumë vizitorë, kjo jep mundësi ta vizitojnë edhe ata persona të cilët deri më tani kanë mundur vetëm të ëndërrojnë ta vizitojnë këtë kompleks. Ata njerëz sot mund të shijojnë bukurinë e kësaj, të kuptojnë se çka ka ndodhur në atë vend, dhe ta kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore. Përmes projektit “Smart-kul-tur” është bërë edhe platformë për shfaqe virtuale të gjithë kompleksit, por gjithashtu edhe hapësirë për ngjarje, prezantime dhe koncerte”.
Në këtë mënyrë përmes mbështetjes së bashkimit Evropian bashkëpunimi ndërkufitar në relacion me komunën e Manastirit, Prespës, Pustecit dhe Korçës rritet edhe rëndësia rajonale e Herakleas si kompleks, si dhe rritet mobiliteti i lëvizjes së qytetarëve nga të dy anët e kufirit.
Manastiri ka pozitë unike dhe i përket dy grupeve për bashkëpunim ndërkufitar si me Greqinë ashtu edhe me Shqipërinë. Projekti “Smart-kul-tur” në vepër tregon se si me mjetet e Bashkimit Evropian ndërlidhet popullsia vendase, si kontribuohet në zhvillimin lokal dhe si nxitet turizmi lokal dhe mbrohet trashëgimia kulturore dhe shpirtërore.