Lajme
02.9.2023 08:00
Në tribunën e Kampanjës “Ne jemi Evropë”, i cili mbahet në amfiteatrin e Strumicës, në temë: “Puna maqedonase- politika sociale evropiane” krahas fjalimeve të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska dhe Kryetarit të komunës së Strumicës, Konstandin Konstandinov, fjalën e saj e kishte edhe Blagica Eftimova, asistent i projektit për ndërmarrësit e menaxhimit global dhe rajonal.
Eftimova në fjalën e saj foli për nevojat dhe mundësitë të cilat ju nevojiten të rinjve në vend, për arsyet e emigrimit dhe për përfitimet të cilat i sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
-Mundësitë të cilat i kemi nga Bashkimi Evropian, të cilët i ofrojnë kur bëhet fjalë për krijimin e biznesit dhe investimit në të njëjtat, me këtë edhe vende të reja pune, është e mundësisë së veçantë për të rinjtë. Arsimi i cili është gur themel i transformimit është një ndër mundësitë kryesore të cilat Evropa, Bashkimi Evropian, familja evropiane na i ofrojnë si një të ardhme më të mirë. Ata do të na ofrojnë edhe mbështetje financiare dhe teknike, si për modernizimin në arsim ashtu edhe për krijimin e mundësive më të mira, riedukimin e të rinjve, tha Eftimova.
Ajo tha se anëtarësimi në Union jo vetëm që na ofron dyer për më shumë mundësi por edhe hap rrugën drejt tregut ndërkombëtar që ne ti paraqesim idetë dhe inovacionet tona, duke treguar se Maqedonia e veriut ka një nga përqindjet më të mëdha të rinjve të cilët shkojnë jashtë, në kërkim të kushteve dhe mundësive në tregun evropian.
-Me anëtarësim në Unionin Evropian do të hapet dera për bashkëpunim, por jo vetëm për infrastrukturë, por edhe shpërndarjen e përvojave të mira. Tani më e dimë se pjesa e madhe e të rinjve janë të njoftuar me programin Erasmus. Do të kemi më shumë dyer të hapura, më shumë resurse me programin Erasmus, të cilat i kanë vendet tjera se tani, sepse punojmë me shumë resurse të vogla. Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi të krijojnë projekte, ata shkojnë për të studiuar, të sjellim praktika dhe njohuri nga vendet anëtare në vendin tonë, tha Eftimova.
Ajo theksoi se anëtarësimi në BE ndërton shoqëri që stimulon dhe kujdeset për ambiciet e të rinjve dhe ofron platformë për krijimin e më shumë vendeve, inovacioneve, investime në njohuri dhe infrastrukturë, duke shtuar se atëherë Maqedonia e Veriut jo vetëm që do ti ruajë talentet e vetë në vend, por do të jetë magnet për grumbullimin e talenteve tjerë.
-Anëtarësimi në BE jep shanse më të mëdha për ndryshimin e mënyrës me të cilën i shohim punën dhe politikën sociale. Mendon se të rinjtë janë resurs më i madh i palëtuar dhe inovativ dhe kanë potencial ta transformojnë shoqërinë dhe ekonominë tonë. Por për këtë medoemos duhet të krijohen kushte dhe ambient ngjashëm me atë evropian me çka të rinjtë do të zhvillohen dhe do të përparojnë, theksoi Eftimova në tribunën “Ne jemi Evropë” në organizimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Tribuna e ardhshme për njoftimin e qytetarëve me përfitimet nga anëtarësimi në BE, do të mbahet në Manastir, në temë kultura, në të cilën krahas Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçi, fjalën e saj do ta ketë edhe Ministrja për Kulturë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.