Lajme
20.7.2023 02:02
Drejtoria e Përgjithshme për fqinjësinë dhe negociatat për zgjerim njoftoi zyrtarisht Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane dhe Koordinatorin nacional të IPA-s, Bojan Mariçiq, për tre projektet që u miratuan më 30 qershor 2023 në mbledhjen e Bordit Operativ të Kornizës Investuese për Ballkani Perëndimor.
Korniza e Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në të cilën ne aplikojmë në çdo thirrje dhe në të cilën kemi mbështetje të rregullt të projekteve, miratoi 24 milionë euro grante për tre projekte, dy në sektorin e energjetikës dhe një në transport, që ka të bëjë me Korridorin 8 për ndërtimin e autostradës së shpejtë Kriva Pallankë - Stracin. Granti është me vlerë prej 14 milionë euro, ndërsa investimi total prej 36.7 milionë euro e mbështetur me kredi nga Banka Botërore.
Në fushën e energjetikës, bëhet fjalë për dy projekte, njëri prej të cilëve është efikasiteti energjetik në sektorin publik, granti është në vlerë prej 2.2 milionë euro, ndërkaq investimi total është 27.5 milionë euro, i cili mbështetet me kredi nga Banka Botërore. Granti është kërkuar me që të ndërhyhet dhe të rritet efikasiteti energjetik për 18 objekte shëndetësore, edhe atë 4 në Shkup dhe Vallandovë, Kriva Pallankë, German, Zletovë, Kratovë, Pehçevë, Shtip, Probishtip, Demir Hisar, Demir Kapi, Dolni Disan, Resnjë, Lozovë, Negotinë, Dibër.
Granti i dytë nga sektori energjetik është 8 milionë euro për përforcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në rajonin juglindor, me investim total prej 34.7 milionë euro, i mbështetur nga një kredi nga BERZH. Qëllimi i projektit është të mundësojë lidhjen me rrjetin për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë nga hidrocentralet, termocentralet diellore dhe turbinat e erës, duke rritur kështu pavarësinë e vendit në prodhimin e energjisë elektrike të vet.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se mbështetja e tillë nga BE-ja, në projekte konkrete, është dëshmi se procesi i aderimit dhe anëtarësimit në BE nuk është vetëm proces politik, por edhe ekonomik, me përfitime konkrete për qytetarët.
Gjatë verës, Komisioni Evropian do të promovojë rreth 20 fonde për sektorin privat për ta inkurajuar zhvillimin e sipërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor, për të përmirësuar operacionet e tyre dhe për të mbështetur investimet private. Deri më tani, Komisioni Evropian ka ndihmuar në qasjen për financa ndërkaq në periudhën e ardhshme do të marrë edhe rrezikun e investimeve për të lehtësuar dhe përmirësuar sektorin privat. Informacione shtesë për këto garanci do të publikohen në shtator të këtij viti.
Totali i projekteve të miratuara për vendet e Ballkanit Perëndimor janë në vlerë prej 528 milionë eurove me investim total prej 2.1 milionë euro. Të gjitha projektet e miratuara janë në drejtim të zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor promovuar nga Komisioneri për Zgjerimin Varheji në vitin 2020.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane informojnë se DG NEAR dorëzoi detajet, kriteret për thirrjen e re të 9-të për grante investuese në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të parapara për projekte hekurudhore. Sipas kritereve të kësaj thirrjeje, vendet mund të aplikojnë me projekte për rehabilitimin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimin e infrastrukturës së re të qëndrueshme dhe inteligjente të rrjetit hekurudhor kryesor dhe të zgjeruar TEN-T.
Shuma maksimale e ko-financimit të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor është 50% nga totali i investimit, dhe mjetet e mbetura duhet të sigurohen hua nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare në përputhje me rregullat për zbatimin e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Më shumë detaje mbi përgatitjen e aplikacioneve gjenden në faqen e internetit të Kornizës së Investuese për Ballkanin Perëndimor në linkun e mëposhtëm: