Lajme
17.7.2023 09:15
Në konferencën për shtyp me ministrat e BE-së të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Polonisë dhe Sekretarit Shtetëror përgjegjës për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Zëvendëskryeministri Mariçiq deklaroi se për Maqedoninë e Veriut, si vend që i përmbushi kushtet për fillimin e negociatave dhe filloi procesin, ky është moment i mirë për të konfirmuar me shembullin e tij se mund të jetë tregim suksesi si për BE-në ashtu edhe për të gjithë rajonin.
- Pikërisht për këtë nuk heqim dorë nga vendosja e dialogut për procesin më të rëndësishëm dhe konsensusin politik për BE-në. Pres që të gjitha partitë politike dhe të gjithë deputetët ta kenë prioritet vazhdimin e suksesit të një viti më parë dhe intensifikimin e procesit të negociatave. Me politikë strategjike, ti bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe ta kalojmë periudhën pa asnjë dëm, të mos kthehemi në dhomën e pritjes së BE-së dhe në të shkuarën e izoluar - këtë e kemi kaluar dhe nuk e duam për qytetarët tanë dhe fëmijët tanë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se nëse vërtet “duam të arrijmë deri në vendin tonë të merituar në BE, dhe kjo të jetë me pakon e ardhshme të zgjerimit, duhet të sigurohemi që t'i përfundojmë detyrimet tona në kohë dhe të kemi plan në kohën e duhur për anëtarësim në BE”.
Bun, Lirman dhe Shinkovski vel Senk në deklaratat e tyre thanë se me vizitën zyrtare në Shkup dëshirojnë t'i japin të gjithë mbështetjen e nevojshme Maqedonisë së Veriut për të arritur me sukses procesin integrues, me mesazh të qartë se "të gjithë qytetarët dhe aktorët politikë duhet të mbështesin Qeverinë, dhe ajo të ndërmerr këtë hap vendimtar drejt BE-së dhe të bëjë të suksesshme ndryshimet kushtetuese”.
Ministrja gjermane për BE dhe Klimën, Ana Lirman, tha se “tani është momenti që të merret përgjegjësia politike dhe të veprohet, të thuhet “po” për të ardhmen më të mirë, për të ardhmen në BE”. Ajo theksoi se suksesi i vendeve evropiane që u anëtarësuan në BE, 20 vjet më parë, si Polonia, është mbresëlënës, duke thënë se ata duan që suksesi i tillë të jetë suksesi ynë dhe se vërtet ia vlen.
Lirman ishte precize kur foli për Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, se ajo është fer dhe korrekte dhe se nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, kjo është e sigurt, dhe se tani e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në duart tona.
“Duam t'ju inkurajojmë që t'i bashkoheni familjes evropiane dhe të tregoni angazhimin dhe përkushtimin tuaj ndaj perspektivës në BE dhe do t'ju mbështesim në rrugën drejt BE-së sa herë që të mundemi, shtoi Lierman.
Lorans Bun, sekretarja shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, tha se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria, as nga ndonjë vend tjetër dhe se Maqedonia e Veriut automatikisht vazhdon rrugën e anëtarësimit. Ajo foli edhe për afatin, datën kur pritet të ndodhë zgjerimi, duke e bërë të qartë se Franca dëshiron që të bëhet sa më shpejt.
- Presidenti francez në Bratislavë tha se çështja e zgjerimit nuk është nëse, as kur, është sa më shpejt, por pyetja është se si. 2030 si qëllim është mjaft realist dhe jemi këtu për të dërguar mesazhin e miqësisë mbi të gjitha, mesazhin e mbështetjes dhe mesazhin e besimit se besojmë se Maqedonia e Veriut do të ketë sukses. Të tre vendet, duke e përfshirë edhe Francën, konsiderojnë se sa e rëndësishme është për ju, aq edhe për familjen evropiane, dhe do të bëjmë çmos për t'ju ndihmuar në rrugën tuaj drejt BE-së, tha Bun.
Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen politike në rrugën e integrimeve evropiane dhe tha se Maqedonia e Veriut, së bashku me Francën, Poloninë dhe Gjermaninë si dhe partnerët e tjerë evropianë, ka bërë ndryshime të rëndësishme në procesin e integrimit evropian edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, si pjesë e botës moderne demokratike evropiane.
Sipas programit të punës së ministrave nga “treshi i Vajmarit”, nesër do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të takohen me koordinatorët e grupeve parlamentare.