Lajme
17.7.2023 08:00
Zëvendëskryeministri Mariçiq në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me Lorans Bun, Sekretare Shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Ana Lirman, Ministre për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermanisë, Shimon Shinkovski vel Senk, Ministër i Bashkimit Evropian i Republikës së Polonisë, deklaroi se ndryshimet kushtetuese do të jenë një demonstrim në vepër i kujdesit real për interesat e shteteve dhe i qytetarëve dhe se kjo është një mundësi që rrallë merret dhe që duhet të shfrytëzojmë.
- Për dy ditë po shënojmë përvjetorin e hapërimit të madh në euro-integrimet, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, sukses nacional ndaj të cilit të gjithë duhet të kemi qëndrim të përgjegjshëm dhe kujdes për ruajtjen e pozitës dhe interesave strategjike të Maqedonisë së Veriut, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri bëri thirrje që "suksesi të përsëritet deri në fund të vitit", pasi siç tha ai "kemi mundësi që rrallë jepet", duke theksuar se në 20 vitet e fundit ka pasur vetëm Kroacia dhe se e shfrytëzoi me mençuri dhe në mënyrë shtetërore.
Mendoj se mundemi ta shfrytëzojmë mundësinë për Maqedoninë e Veriut të jetë shembull pozitiv, që do të përcillet edhe në rajon, deklaroi Mariçiq.
Në këtë drejtim, ai potencoi se "Qeveria është fuqishëm e vendosur të vazhdojë ta miratoj sistemin evropian të vlerave dhe të përpiqet për cilësi evropiane të jetës dhe evropianizim të shoqërisë maqedonase", duke shtuar se në këtë moment është e rëndësishme dhe e nevojshme për neve korniza kohore për anëtarësim në BE, e cila do të na inkurajojë të vazhdojmë të përmbushim detyrat me një ritëm të ri, me të cilin, siç thotë ai, "do ta kthejmë besueshmërinë e politikës së zgjerimit".
Sekretarja shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Lorans Bun, tha se "Maqedonia e Veriut absolutisht ka gjithçka për të përparuar në BE dhe së shpejti të përfshihet në BE" dhe se kjo si për BE-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, ka përfitime konkrete, vende të reja pune, lëvizje e lirë për të gjithë si dhe duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e BE-së.
Ana Lirman Ministre gjermane për Evropën dhe Klimën, lëvdoi progresin mbresëlënës të cilën e bëri Maqedonia e Veriut dhe se mbetet mbështetja në rrugën evropiane drejt anëtarësimit në BE, me kërkesë dhe inkurajim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me sukses në rrugën e reformave, sepse ajo është në interes të qytetarëve të Maqedonisë.
Ministri i Polonisë për BE-në, Shimon Shinkovski vel Senk, tha se Polonia do të vazhdojë në mënyrë aktive të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke thënë se " janë rënë dakord ndryshimet Kushtetuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së që do t'ju lejojnë të vazhdoni me hapin tjetër vendimtar drejt anëtarësimit në BE”. Ai përmendi se jemi para një vendimi serioz për vendin dhe se tani e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut është në duart e liderëve politikë të Maqedonisë së Veriut.
Sot ministrat e “Treshit të Vajmarit”, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Shkup, u takuan me Kryeministrin Kovaçevski dhe Kryetarin e Republikës, Pendarovski.