Lajme
17.7.2023 06:40
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot priti “Treshen e Vajmarit”, Lorans Bun, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Ana Lirman, Ministre për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shimon Shinkovski vel Senk, Ministër për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë, me të cilët mbajti takim pune gjatë të cilit kishte diskutim të hapur në temë për procesin negociues të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përshpejtimin e tij dhe të ardhmen e zgjerimit të BE-së, në kontekstin e ri gjeopolitik.
Zëvendëskryeministri në takim tha se tonet pozitive që vijnë nga partnerët dhe aleatët evropianë, të plotësuar me planin e ri për integrim të përshpejtuar, të propozuar nga Komisioni Evropian, janë arsye të mjaftueshme për optimizëm dhe shtoi se është nxitje për të krijuar kushte për të dhënë dinamikë të re procesit, të cilët e presin të gjithë.
Nga të ftuarit u theksua se pas një periudhe të gjatë dyert e BE-së janë hapur dhe se tani është momenti dhe mundësia që nuk duhet ta humbasim. Theksuan se Maqedonia e Veriut vendin e saj e ka në BE, duke potencuar se ajo që është e nevojshme është konsensusi për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE.
Në takim, ministrat evropianë për BE-në dërguan mesazhe dhe këshilla të qarta se Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe për shkak të impulsit të forcës të cilën e mori Brukseli për zgjerimin e BE-së, Maqedonia e Veriut duhet vetë të bëjë hap përpara dhe se vendimi varet nga liderët politikë maqedonas.
Mariçiq falënderoi "Treshen e Vajmarit" për mbështetjen e vazhdueshme politike, e cila, sipas Zëvendëskryeministrit, është e një rëndësie të madhe për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballemi për realizimin e shpejtë të reformave dhe arritjen e standardeve që Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2030 do ta bëjnë anëtare e BE-së.
Zëvendëskryeministri tha se mirënjohja nga përfaqësuesit e lartë evropianë për përkushtimin e Qeverisë maqedonase dhe për gjithçka që ka bërë deri më tani, për përpjekjet në miratimin e standardeve evropiane dhe pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të integrimit euroatlantik, si dhe progresi në përgjithësi drejt anëtarësimit në BE është një tjetër konfirmim se vendi po ecën me siguri dhe të palëkundur në rrugën evropiane.
Në këtë kontekst, Mariçiq shtoi se janë të gatshëm si Qeveri që në afat të shkurtër t'i përmbushin prioritetet e agjendës reformuese dhe të dëshmojnë se jemi vend që ka kapacitet në periudhën e ardhshme të përparojë në rrugën evropiane dhe të qëndrojë si promotor i vlerave evropiane.
Në kuadër të programit të punës së ministrave nga “Treshja e Vajmarit”, pas takimit me Zëvendëskryeministrin Mariçiq u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp.