Lajme
14.7.2023 07:45
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Uashington mori pjesë në konferencën me temë: “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal – ndërtimi i aleancave të forta”, me ftesë të Rrjetit të Lidershipit Transatlantik, ku tha se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, së bashku me progresin dhe stabilitetin, dhe se BE-ja nga Ballkani Perëndimor pret lidhje dhe veprim të përbashkët për tejkalimin e barrierave.
- Synimi ynë është BE-ja, por bashkëpunimi rajonal është ai që do t'i ulë më shpejt barrierat dhe do t'i kthejë ato në mundësi. BE nga ne pret progres, bashkëpunim dhe stabilitet. Të gjitha dallimet që kemi mes vete me doemos duhet ti zgjidhim në mënyrën se si i zgjidh BE-ja, në kuadër të bashkëpunimit dhe dialogut rajonal, tha Mariçiq.
Ai shtoi se bashkëpunimi, ndërlidhja dhe dialogu na bëjnë partner të besueshëm të BE-së dhe se duhet jetë mësim nga pritja e deritanishme në dyert e BE-së, se suksesi i një vendi është sukses i të gjithëve në rajon dhe çdo dështim është dështimi i gjithë rajonit.
Mariçiq duke folur për suksesin e iniciativave të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, tha se të dyja shkojnë në të njëjtin drejtim dhe japin rezultatet e dëshiruara, duke lehtësuar biznesin dhe funksionimin e përditshëm të qytetarëve. Në aspektin ekonomik, sipas Mariçiqit, nuk ka dyshim se shumë shpejt dhe lehtë mund të integrohemi në BE, kështu që siç tha ai, nuk është e rastësishme nisma për integrim të hershëm në bashkimin ekonomik evropian.
“Me planin e ri për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, ne kemi ndihme nga BE ti forcojmë marrëdhëniet e ndërsjella dhe mundësinë për të kërkuar plan të qartë për anëtarësim, jo më vonë se 2030. Prandaj duhet të përdorim të gjitha instrumentet që na ofrohen për të arritur plotësisht anëtarësimin në BE dhe për të rikthyer besueshmërinë e BE-së dhe popullaritetin e saj, përmes rezultateve konkrete për qytetarët, theksoi Mariçiq.
Në fund, Mariçiq tha se përmirësimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal është baza nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të përparojnë në BE dhe në këtë drejtim tha se sfidat e përbashkëta si temat që lidhen me energjetikën, sigurinë, agjendën e gjelbër, duhet mbajtur hapur së bashku me BE-në, me synimin përfundimtar anëtarësimin në BE.
Në konferencën e organizuar nga Rrjeti të lidershipit transatlantik, në bashkëpunim me Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, morën pjesë ekspertë amerikanë, profesorë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të sektorit civil.