Lajme
13.7.2023 12:38
Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje Evropiane Bojan Mariçiq me ftesë të "Rrjetit të Lidershipit Transatlantik" sot në Uashington do të ketë fjalën e tij në Konferencën me temë: "Ballkani Perëndimor - Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal - ndërtimi i aleancave të forta".
Në prag të fillimit të konferencës, u organizua pritje, ku Maricic mbajti fjalë përshëndetëse para pjesëmarrësve dhe nikoqirëve të ngjarjes, në të cilën shprehu kënaqësinë dhe nderimin e tij për ftesën dhe përshëndeti nismat e tilla që forcojnë besimin dhe ndërlidhjen rajonale, si dhe marrëdhëniet transatlantike, mbi të cilat po ndërtojmë sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkëbisedues në panelin ku merr pjesë Zëvendëskryeministri Mariçiq do të jenë Zëvendëskryeministrja shqiptare dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Baluku, Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Tanja Mishçeviq, Devid de Falko, Zëvendës Ndihmës Sekretar për Evropën dhe Euro-Azinë në Ministrinë Amerikan të Tregtisë, Jasmin Mahmuziq, drejtor i Agjencisë Bankare të Bosnjë-Hercegovinës dhe Valbona Zenelli nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, Qendra George Marshall.
Në konferencën e organizuar nga Rrjeti i lidershipit transatlantik, në bashkëpunim me Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, fjalën e tij do të mbajë edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në panelin kushtuar energjetikës dhe pavarësisë energjetike.
Zëvendëskryeministri Mariçiq vizitën e tij të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përfundon nesër, në takimin bilateral me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Gabriel Eskobar.