Lajme
12.7.2023 01:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u takua me Shefin e Njësisë për Koordinim dhe Sanksione në Stejt Departamentin i emëruar si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Ambasadorin Xhim O’Brajan, me të cilin shkëmbyen mendime për proceset aktuale të cilat i kryeson Maqedonia e Veriut si dhe për rolin e vendit tonë në mbajtjen e stabilitetit rajonal.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se mbështetja e deritanishme miqësore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe harmonisë multietnike në shoqërinë maqedonase, si dhe në realizimin e interesit strategjik – anëtarësimi në NATO. Në këtë kontekst Mariçiq theksoi pritje se bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në BE, si dhe në përmbushjen e agjendës reformuese.
Mesazhi i Xhim O’Braajan, Shefit të Njësisë për Koordinim dhe Sanksione në Stejt Departamentin i emëruar si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, i cili ka njohuri të shkëlqyer të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor ishte se Maqedonia e Veriu medoemos të qëndrojë e palëkundur në përmbushjen e vizionit për BE-në dhe është në rrugë të drejtë të sigurojë perspektivë evropiane, që do ta bëjë faktor kyç për stabilitet rajonal në përcaktimin e kufijve të reja evropiane.
Mariçiq iu falënderua O’Brajanit që ShBA-ja e njeh lidershipin dhe që vlerëson vendosmërinë dhe përkushtimin tonë në reformat të cilat siç thotë ai “medoemos ti vazhdojmë në mënyrë më dinamike, me theks të veçantë në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, si parakushte kryesore për progresin e euro-integrimit.
Bashkëbiseduesit në takim u dakorduan se besimi dhe unifikimi të cilat i kemi në NATO, bashkërisht me partneritet strategjik, i avancuan marrëdhëniet të jep mbështetje më të fuqishme Maqedonisë së Veriut në negociatat me BE-në, me qëllim arritje të shpejtë të vlerave evropiane dhe përmbushjen e qëllimit tonë strategjik.
Duke pasur parasysh rëndësinë e procesit të negociatave me BE-në për prosperitetin dhe zhvillimin e rajonit, Zëvendëskryeministri shprehu kënaqësinë e tij për vëmendjen që ShBA-ja ia kushton Ballkanit Perëndimor, me besimin se Qeveria maqedonase do ti bëjë të gjitha përpjekjet që Maqedonia e Veriut të mbetet shembull pozitiv dhe promotor i vlerave euro-atlantike në rajon.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, Zëvendëskryeministri Mariçiq i shoqëruar nga Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, do të mbajë takim edhe me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës ndihmës i Sekretarit Shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Gabriel Eskobar.