Lajme
12.7.2023 07:28
Në Uashington, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua edhe me Drejtorin në zyrën e Bashkimit Evropian dhe çështjeve rajonale në Stejt Departament, Rob Li, me të cilin folën për rrugën tonë euro-integruese, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjen ekonomike të rajonit.
Në takim diskutuan për më shumë tema të rëndësishme politike të brendshme, por edhe për ngjarjet në rajon, me theks në bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrim në BE.
Në bisedën e Mariçiq me Li u potencua se ideja evropiane për unifikim është aktive, ndërkaq për vizionin evropian dhe planin e Qeverisë maqedonase deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së, reformat e shpejta janë kyçe, duke treguar se tani është mundësia të sigurojmë prosperitet të përgjithshëm të shoqërisë maqedonase, i cili është në interes për të gjithë.
Drejtori i zyrës së Bashkimit Evropian dhe çështjeve rajonale në Stejt Departament, Rob Li, në takim konfirmoi pozitën e ShBA-së se fokusi i tyre mbetet në mbajtjen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, dhe përkushtimi i të gjitha vendeve të rajonit të mbeten të qëndrueshme dhe në rrugën evropiane, të cilës nuk do ti mungojë mbështetja politike dhe financiare e Amerikës për reformat e vështira në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit.
Mariçiq në Uashington do të takohet edhe me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës ndihmës i Sekretarit Shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Gabriel Eskobar, ndërkaq nesër do të merr pjesë në tryezën e rrumbullakët, në organizim të “Këshillit Atlantik” në të cilën me ekspert amerikan të cilët punojnë për Ballkanin Perëndimor, do të diskutojnë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe si deri në rezultate më të larta në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të cilat i kemi, dhe të cilët do ta përshpejtojnë procesin e negociatave me BE-në.