Lajme
11.7.2023 07:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i cili për vizitë pune Qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot mbajti takim me Robin Bruks, këshilltare e posaçme për Evropë e Zëvendëskryetares së ShBA-ve, Kamala Haris, në të cilën diskutuan për më shumë tema lidhur me detyrimet e procesit të negociatave me BE-në, rrjedhën e skrining procesit dhe ngjarjet aktuale politike në rajon.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Qeveria maqedonase kupton dhe njeh momentumin politik në të cilën janë hapur iniciativa dhe plane lidhur me politikën e zgjerimit të BE-së, duke treguar nevojën e rezultateve të dukshme në dhënien e perspektivës nga ana e BE-së, i cili do të ndihmojë në zbatimin efikas të reformave.
Robin Bruks e cila ka njohuri të shkëlqyeshme të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor konfirmoi se Maqedonia e Veriut në moment të duhur i filloi negociatat me BE-në dhe se tani duhet të jetë aktive në proces, sepse në tavolinë është pakoja e zgjerimit të ardhshëm në të cilën duhet ti vendosim të gjitha përpjekjet që vendi ynë të mbetet pjesë e të njëjtës.
Në takim nga ana e dy bashkëbiseduesve u potencua se integrimi në BE do të thotë paqe e qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin dhe të Evropës dhe se duhet të punohet bashkërisht edhe me BE-në, por edhe vendet në mënyrë të ndërsjellë, me dialog dhe bashkëpunim rajonal të afrohen drejt Unionit.
Mariçiq dhe Bruks u dakorduan se përvoja të cilën e ka Maqedonia e Veriut në integrimin euro-atlantik, praktika e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme shtetërore, si dhe përpjekjet që i bëjnë për zbatimin e reformave kyçe, me qëllim që të ketë sukses në përmbushjen e qëllimeve strategjike, e bën vendin tonë të jetë i njohur si faktor për stabilitet rajonal dhe prosperitet, si dhe shembull pozitiv për gjithë rajonin në bërjen e zgjedhjes së duhur kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mariçiq falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën në përmbushjen e agjendës reformuese evropiane si dhe ftoi Bruks së bashku me Zëvendëskryetaren e SHBA-ve, Kamala Haris, ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut.
Sot Zëvendëskryeministri Mariçiq në Uashington do të takohet edhe me Rob Li, Drejtor në zyrën e Bashkimt Evropian dhe çështjeve rajonale në Stejt Departament dhe ambasadorin Xhim O’Brajan, Shef i Njësisë për Koordinim me Sanksione në Stejt Departament dhe i emëruar si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë.