Lajme
28.6.2023 11:47
Pretendimet e sotme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndaj meje për çfarëdo pengimi të Kryetares Ivanovska për prezantimin dhe informimin e Komisionit Evropian për të gjitha aktivitetet në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit në kapitullin 26 “Arsimi dhe kulturë” janë të pabaza dhe të pavërteta”, si dhe për të gjitha skrining takimet e zhvilluara deri më tani, ku fusha është rishikohet horizontalisht.
Nuk duhet të lejojmë që procesi i skriningut të njolloset me spekulime të tilla, veçanërisht nëse kemi parasysh të gjitha pikëpamjet pozitive që kemi marrë për procesin e deritanishëm dhe për gatishmërinë e delegacioneve tona.
Prezantimin e KSHPK, unë si kryenegociator e kam dorëzuar para mbajtjes së skriningut bilateral në seancën e Qeverisë dhe i njëjti u miratua pa asnjë ndërhyrje, gjë që flet për përkushtimin tonë të sinqertë për transparencën e të gjithë procesit të skriningut, pavarësisht nga përmbajtja.
Të gjitha prezantimet e deritanishme të KSHPK-së, për kapitujt brenda Klastereve 1, 2 dhe 3 që janë pas nesh, dhe Klasteri 4 që është në proces, janë pranuar në tërësi siç është propozuar nga KPSHK dhe janë përcjellë tek shërbimet e KE-së.
Gjatë diskutimit për këtë pikë në Bruksel, detyra ime si kryenegociator me BE-në ishte të përcjell qëndrimin se si Qeveri i japim mbështetje të plotë të gjitha nismave të organeve të pavarura, për procesimin e tyre të mëtejshëm nga autoritetet kompetente, ndërkohë duke pasur parasysh parimin e prezumimit të pafajësisë.
Asnjëherë nuk kam ushtruar presion ndaj askujt, deri më tani e as si Ministër i Drejtësisë edhe si Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, i kam dhënë mbështetje të parezervë KSHPK-së dhe angazhim për përforcimin e kapaciteteve të saj, me qellim për efikasitet më të madh në atë punon.
Kam për obligim të mbroj publikun nga spekulimet e çdo institucioni, po edhe Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit.
Sipër përmendura mund të konfirmohet jo vetëm nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të pranishëm në skriningjet bilaterale, por edhe nga vetë Komisioni Evropian.