Lajme
28.6.2023 11:42
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës dhe kryeministër i mëparshëm, Lars Loke Rasmusen, sot mori pjesë në Konferencën me rastin e 30 vjetorit të Kritereve të Kopenhagës, në panelin kushtuar vendeve kandidate për anëtarësim në BE, sfidat e tyre për avancimin e rrugës së integrimit evropian.
Në fjalën e tij, Mariçiq tha se kriteret e Kopenhagës janë mjeti më i mirë real i mbrojtjes kundër populizmit në Ballkanin Perëndimor dhe mënyra më e mirë për të transformuar shoqëritë tona.
-Kriteret e Kopenhagës janë udhërrëfyesi kryesor që kemi në negociatat e aderimit në BE dhe për transformimin e shoqërive tona. Mendoj se pikërisht kriteret e Kopenhagës ndihmuan vendin tim në periudhën e vështirë të krizave politike, nga viti 2014 deri në vitin 2017, sepse ato kritere u inkorporuan në sistemin tonë dhe Kushtetutën tonë shumë më tepër dhe më thelbësore se më parë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se në këtë moment duhet t'i kushtojmë rëndësi dhe të interesohemi për kriteret që nuk janë pjesë e versionit origjinal të kritereve të Kopenhagës, ndërkaq këtu Mariçiq përmendi kapacitetin absorbues dhe rëndësinë e gjeopolitikës, duke theksuar se Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE-së pasi është e rrethuar nga vendet e BE-së dhe se nuk del në Detin e Zi dhe nuk kufizohet me Rusinë.
-Kapacitetet absorbuese, rëndësia gjeostrategjike dhe çështjet e hapura me vendet fqinje duket se janë më të rëndësishme se kriteret e Kopenhagës. Kjo është diçka për të cilën duhet të jemi të sinqertë dhe të hapur për zgjerimin e ardhshëm, u tha Mariçiq para politikanëve të lartë, të, mëparshëm dhe aktualë danezë.
Në panelin me temë: “Roli i kritereve të Kopenhagës në proceset reformuese të Ballkanit Perëndimor”, në të cilën folës ishin Tanja Misçeviq, Zëvendësministrja e Shqipërisë, Magi Fino dhe Michaela Matuela, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian, panelistët iu referuan rolit të kritereve të Kopenhagës në udhëheqjen e procesit të integrimit në BE nga perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus në sfidat gjatë procesit të realizimit të reformave, të nevojshme për përmbushjen e kriteret të Kopenhagës, mundësitë për avancim dhe skenarë të ndryshëm për atë se sa më mirë dhe më shpejt të arrihet deri në anëtarësim në BE.