Lajme
26.6.2023 10:38
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Nish, së bashku me homologen e tij serbe, Ministren e Integrimeve Evropiane, Tanja Misçeviq dhe Euro-Ambasadorin në Serbi, Emanuel Zhiofre, nënshkruan alokimin e parë nga IPA-ja bashkëpunimi i ri ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për vitet 2021 dhe 2022, me vlerë 3,6 milionë euro.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri dhe koordinatori nacional i IPA-s, Mariçiq tha se nënshkrimi i marrëveshjes financiare në kuadër të Instrumentit të ndihmës para-aderuese 2021-2027 është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve dhe partneritetit me BE-në, e cila, siç tha Mariçiq, "me këtë lloj mbështetje financiare jep pasqyrën e vërtetë të konceptit dhe projektit të Unionit, dhe se BE-ja funksionon për qytetarët tanë përmes projekteve konkrete".
-Bashkëpunimi i dy vendeve është në dobi të qytetarëve. Në këtë mënyrë në të dy anët e kufirit ju sigurojmë rezultate konkrete, me të cilat i afrojmë në standardet dhe vlerat evropiane dhe do ti ruanim besimin e tyre në procesin e integrimit në BE, theksoi Mariçiq.
Ai në fjalën e tij tha se Bashkimi Evropian është shumë më tepër nga përafrim ligjor dhe harmonizim i legjislacionit vendor me atë evropian, duke theksuar se edhe BE-ja është projekt real që e bën jetën e përditshme të qytetarëve më cilësor.
Mariçiq shtoi se programet e bashkëpunimit ndërkufitar janë tregim i suksesit evropian, të cilit i duhet mobilizimin i plotë i të gjithëve, veçanërisht shoqërisë civile dhe pushteteve lokale, të cilat do të japin kontributin e tyre në krijimin e rajonit modern, bashkëkohor dhe evropian dhe perspektivën e tij më të mirë.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Tanja Mishçeviq falënderoi për njohjen e rëndësisë së bashkëpunimit ndërkufitar për njerëzit që jetojnë në të dy anët e kufirit, e veçanërisht kolegun e saj maqedonas, Mariçiq, sepse theksoi se është çështje me interes të përbashkët për qytetarët për të ndjerë përfitimet e procesit të aderimit, për të ndjerë se ai nuk zhvillohet vetëm në Bruksel.
“Rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar reflektohet edhe në atë se është ndihmë për qytetarët, dhe jo për shtetin. Ky është partneritet mes BE-së dhe shtetit dhe ne bashkërisht mbështesim ato projekte nga të cilat përfitojnë numër i madh njerëzish”, tha Ministrja serbe Misçeviq.
Mariçiq e falënderoi Misçeviqin për ftesën në ngjarjen e sotme "Dita e zhvillimit lokal, energjetikës dhe bashkëpunimit ndërkufitar", në kuadër të "Javës së Mundësive të BE-së" dhe shprehu besimin se bashkëpunimi në disa fusha do të vazhdojë dhe do të përmirësohet.
-Duke i shfrytëzuar mjetet e IPA-s, po punojmë që të arrijmë atë që kemi si pikënisje në vendimet dhe politikat që bëjmë, që është progresi në rrugën evropiane dhe mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve tanë. BE-ja na ndihmon dhe na përgatit që të pranojmë më lehtë dhe më shpejt ndryshimet dhe transformimet e shoqërive tona dhe në të njëjtën kohë na inkurajon për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e integrimeve evropiane, tha Mariçiq.
Marrëveshja financiare të cilën e nënshkroi sot Zëvendëskryeministri Mariçiq mundëson fillimin e zbatimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Instrumentit për Ndihmë e Para-Aderuese 2021-2027 (IPA III), me vlerë të përgjithshme prej 9,7 milionë euro, nga të cilat 8,4 milionë euro janë fonde të pakthyeshme nga BE-ja.
Këto mjete janë të destinuara për projekte që hapin mundësi, para së gjithash, për zhvillimin socio-ekonomik lokal, përfshirjen kulturore në të dy anët e kufirit, si dhe për nxitjen e turizmit.
Pritet që falë programit, qasja në shërbimet sociale, shëndetësore dhe kulturore për grupet e rrezikuara do të rritet ndjeshëm dhe nëpërmjet zhvillimit të produkteve turistike ndërkufitare, si dhe mbështetjes së veprimeve të kahësuara drejt mbrojtjes dhe valorizimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, rritje të ndjeshme të numrit të vizitave turistike dhe kohëzgjatjes së qëndrimit turistik në zonën kufitare.
Zona territoriale e programit për bashkëpunim ndërkufitar mbulon fushat Jabllanicë dhe Pçinjë në Serbi dhe rajonin Verilindor dhe një pjesë të rajonit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Zona ka popullsi totale prej rreth 850,000 njerëz të shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis dy vendeve.