Lajme
26.6.2023 01:41
Sot në Bruksel në skrining agjendën bilateralefilluan takimet për Kapitujt 14 dhe 21 respektivisht “Politika e transportit” dhe “Rrjetet trans-evropiane” të cilët janë pjesë e Klasterit 4 Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme.
“Politika e transportit është një nga shtyllat më të rëndësishme për rritjen, konkurrencën dhe zhvillimin e ekonomive moderne. Nga ana tjetër, pranojmë se Rrjetet Trans-Europiane të transportit identifikojnë korridoret prioritare dhe fushat tematike të infrastrukturës së transportit trans-evropian dhe sigurojnë udhëzime për përzgjedhjen e projekteve. Përshëndesim qëllimin e Komisionit Evropian për të investuar përpjekje shtesë në zhvillimin e korridorit të ri evropian të transportit në Ballkanin Perëndimor”. – tha në fjalimin hyrëse para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Drita Abdiu Halili, Zëvendëskryenegociatorja me BE-në.
Ajo shtoi se Qeveria në mënyrë aktive promovon bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjen, duke treguar dimensionin ndërkombëtar të të gjitha llojeve të transportit, me një fokus të veçantë në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës në kuadër të rrjeteve trans-evropiane.
Synojmë të përmirësojmë lidhjen dhe të përforcojmë kontributin tonë në korridoret e transportit evropian. Përpjekjet tona kryesisht kahësohen drejt ndërtimit të lidhjeve të transportit që mungojnë si rehabilitim i rrjetit ekzistues të transportit.
Skrining takimet për këta 2 kapituj shumë të rëndësishëm kanë për qëllim të japin pasqyrim më të qartë legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së, duke iu referuar masave të zbatuara, planeve të ardhshme dhe afatit kohor të pritshëm në të cilin duhet të transpozojmë legjislacionin e ri evropian në kornizën tonë ligjore.
Në skrining takimet për fushat e Kapitullit 14 dhe 21, të cilët do të vazhdojnë deri në fund të javës, marrin pjesë përfaqësues nga disa institucione shtetërore edhe atë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Agjencia e Aviacionit Civil, Inspektorati Shtetëror për Transport, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, Ndërmarrja Shtetërore për Infrastrukturë Hekurudhore, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane.