Lajme
23.6.2023 08:22
Zëvendëskryeministri Mariçiq me rastin e Ditës botërore të nëpunësve publik tha se kontributi i gjithsecilit drejt reformave është i rëndësishëm, por se roli i nëpunësve publik, në një shtet si i joni që është në reforma intensive, është veçanërisht i rëndësishëm dhe për respekt.
“Kjo ditë i përkushtohet punës së shërbimit publik, të punësuarit në institucione publike dhe të gjithë ata që kanë kontribut në sektorin publik. Nëpunësit publik kanë rol të rëndësishëm në shoqëritë tona dhe i ndihmojnë mjedisit tonë të zhvillohet dhe të ritet. Për këtë arsye, sot shënojmë këtë ditë dhe mbështesim punën e mijëra nëpunësve që çdo ditë pa hamendje investojnë punën e tyre në shërbimin publik”, qëndron në Fejsbuk profilin e Mariçiq.
Çdo vit, duke filluar nga viti 2002 kur u vendos nisma e Kombeve të Bashkuara, shënojmë 23 qershorin, Ditën e nëpunësve publik, me qëllim të kremtohet kontributi i punëtorëve të institucioneve publike dhe vlerësojmë punën e tyre.