Lajme
16.6.2023 08:09
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në margjinat e Forumit të “Prespës për Dialog” u takua me Ministrin për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin biseduan për ngjarjet politike aktuale të brendshme, për reformat dhe integrimin e vendeve të rajonit në BE.
-Shembulli i Kroacisë për anëtarësim në BE thotë se shpejtë mund të bëhen reformat dhe të arrihet përparim dhe kjo është nxitja për tejkalimin e sfidave dhe sigurimin e anëtarësimit në BE, tha në takim Mariçiq.
Ministri Radman tha se Kroacia do të vazhdoj më tej pa kushte Maqedoninë e Veriut në realizimin e qëllimit të saj strategjik, duke potencuar se politika e Qeverisë është e mençur dhe e kryesuar nga vullneti konstruktiv për bashkëpunim dhe dialog.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua për mbështetjen dhe përkushtimin e Kroacisë për progresin tonë në rrugën evropiane, duke theksuar se Kroacia si një mike e madhe dhe e sinqertë e Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në BE, mundet pozitivisht të kontribuojë në përpjekjet e vendit tonë në rrugën evropiane.
Në takim u diskutua edhe rëndësia e përmbushjes së afatit të ndryshimeve kushtetuese dhe se në viti 2023 është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe krijimin e kufijve të ardhshme të BE-së.