Lajme
15.6.2023 07:59
Sot, në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog, delegacioni i Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq u takua me Delegacionin kryesuar nga Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Irlandës, Piter Burk.
Në takim u diskutuan negociatat aderuese me BE-në, reformat, procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe bashkëpunimi rajonal.
-Maqedonia e Veriut është kandidat me përvojë për anëtarësim në BE. Këtë vit është e përfshirë për Ballkanin si dhe për Evropën dhe kemi moment të pjekur me plan të qartë dhe vendime të mençura të jemi tregim i suksesshëm evropian, sipas shembullit të Irlandës, e cila shumë mirë vlerësoi se zgjidhja e çështjeve të hapura sjell përfitime që i ofron projekti evropian, tha në takim Mariçiq.
Mariçiq dhe Burk u dakorduan se është e domosdoshme aderimi i shpejtë në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se është koha për ti përmbushur premtimet e Samitit të Selanikut.
Ministri irlandez theksoi se Irlanda është mbështetës i fuqishëm i integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE, sepse zgjerimi sjell një Evropë më të fuqishme dhe më të sigurt, duke potencuar se anëtarësimi në BE duhet të bazohet në kritere rrepta, por të drejta dhe se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e procesit të aderimit.
Zëvendëskryeministri n këtë drejtim theksoi se është e rëndësishme të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyer dhe miqësor mes dy vendeve dhe shprehu shpresë se këto marrëdhënie do të kontribuojnë në integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.
Në fund të takimit Ministri irlandez i dhuroi Zëvendëskryeministrit librin “Lavdërimi për Ulisin: Odiseja e lexuesit” nga Den Mulhol, i cili ka simbolikën e vetë në tejkalimin e sfidave dhe arritjen e qëllimit, si një portret thelbësor i Irlandës.