Lajme
08.6.2023 08:33
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ishte sot i ftuar në “Auditorium”, ku tha se oferta e Qeverisë është shumë e qartë dhe bujare nga të gjithë partnerët e koalicionit dhe se kjo është bazë e mirë për të vazhduar dialogu, dhe atë jo vetëm në nivel lidershipi.
- Mendoj se VMRO - DPMNE duhet të deklarohet sepse të gjitha kërkesat e tyre, e gjithë frika e tyre, të gjitha pritjet e tyre një farë mënyre janë realizuar në apo në masë të madhe u realizuan, nuk kanë më arsye të mos votojnë ndryshimet kushtetuese që janë kaq shumë të rëndësishme për ne, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq tregoi se nëse opozita është e gatshme, ka gatishmëri nga ana e Qeverisë që menjëherë të formohen ekipe pune që do të negociojnë se si të zbatohet çështja e ndryshimeve kushtetuese.
- Jemi të gatshëm të miratojmë Ligj për negociatat me Bashkimin Evropian, ku disa nga shqetësimet e opozitës se a do të preken çështjet e identitetit gjatë negociatave, mund të rregullohen atje si detyrime të Qeverisë për t'iu kushtuar vëmendje këtyre temave, theksoi Mariçiq, duke shtuar se nëse ka vullnet, ka modalitete dhe mënyrë për të filluar zbatimin operacional të ideve.
I pyetur, si negociator kryesor me BE-në dhe ekspert i mirë i të gjithë procesit, a është i mundur anëtarësimi deri në vitin 2030, Mariçiq tha se kjo është datë realiste dhe e arritshme, por se do të varet nga dy faktorë.
- Nga njëra anë, është e rëndësishme BE-ja a do të bëjë plan serioz për anëtarësimin e këtij rajoni apo të paktën për numër të caktuar vendesh nga rajoni, nga ana tjetër, është e rëndësishme se si ne si vende të rajonit do të pozicionohemi në periudhën e ardhshme. Pra, nga njëra anë, është detyrimi ynë për reforma dhe për zgjidhur çështje të vështira, dhe nga ana tjetër, obligim i BE-së është që të bëjë plan për të na integruar në sistemin e BE-së, theksoi Mariçiq.
Sipas tij, pas një kohe të gjatë ka ndryshim në qëndrimin e vendeve të mëdha anëtare të BE-së, të cilat po diskutojnë për një zgjerim të ri, në kontekstin e luftës në Ukrainë, për të cilën Mariçiq mendon se është një mundësi e artë të cilën nuk duhet ta humbasim për vazhdimin e rrugës drejt BE-së.
Pritja e gjatë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE tashmë po krijon nervozizëm dhe situatë në të cilën njerëzit e zakonshëm, të rinjtë humbin besimin se mund të realizohet shpejt, ndaj mendoj se do të krijohen kushte për zgjerim në vitet e ardhshme. Varet nga ne a do ta shfrytëzojmë këtë dhe do të hyjmë në atë pako apo do të vendosim të presim kohë më të mira për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale me Bullgarinë, theksoi Mariçiç duke kujtuar se kemi kornizë të qartë të vendosur, vetëm duhet ta realizojmë dhe se nëse kjo nuk bëhet këtë vit do të jetë në dëmin tonë.
Emisioni “Auditorium” në temë: “Maqedonia e Veriut – sot dhe nesër”, në të cilën sot Zëvendëskryeministri Mariçiq ishte i ftuar është nën organizimin e Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (IBBR) u mbajt në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetove.