Lajme
07.6.2023 06:00
Sot Sekretarja shtetërore ne Sekretariatin për Çështje evropiane realizoi takim dypalësh që me z. Pascual Ignacio Navarro Ríos, Sekretar shtetëror për Bashkimin Evropian (Spanjë) në Alcalá de Henares, Madrid.
Takimi u organizua në margjinat e konferencës "Zgjerimi i Bashkimit Evropian në kontekstin e ri gjeopolitik" ku u trajtuan temat kyçe për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Gjatë takimit, u potencua edhe rëndësia e Presidencës së ardhshme të Spanjës me Këshillin e BE-së, dhe në veçanti u theksua rëndësia e procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimorë si prioritet kyç i presidencës spanjolle, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.
Me këtë rast Sekretarja shtetërore Drita Abdiu-Halili iu falënderua z. Navaro për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i jep për aspiratat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për BE-në, siç u demonstrua nga kryeministri Sanchez dhe Ministri i Jashtëm Albares.
Ky takim ishte një shkëmbim i frytshëm idesh dhe perspektivash për të përforcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës. Presim që bashkëpunim mes dy vendeve të vazhdojë duke dhënë shtytje në rrugën drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.